Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Maqedonia eshte e shqiptareve po aq sa maqedonasve
Maqedonia eshte e shqiptareve po aq sa maqedonasve
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim , Ali Ahmeti ka marrë pjesë në Konferencën “Fqinjësia Shqiptare” që u mbajt në Tiranë.

Maqedonia eshte e shqiptareve po aq sa maqedonasve
Në fjalën e tij përshëndetëse, z. Ahmeti theksoi që akoma kemi punë për të bërë për avancimin e gjuhës dhe theksoi që ekziston vullneti dhe duhet të tejkalojmë komplekset e të dy palëve, sepse ky vend i takon shqiptarëve po aq sa maqedonasve, sa i takon Gruevskit, aq më takon edhe mua sepse këtu kam varret, historinë, bëmat.

Kryetari Ahmeti ka bërë thirrje për bashkim, sepse vetëm kështu mund të çohet vendi përpara.

“Jam optimist se zgjidhja e gjithë problemeve po afron. Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, në BE, janë dobi për gjithë qytetarët e Maqedonisë. E ardhmja e shqiptarëve në tërësi është në BE, në NATO. Është e ardhme pa kufij. E ta bëjmë vetë ne.” ka vijuar Kryetari Ahmeti.

Gjatë kësaj vizite Ahmeti ka realizuar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Në takim u diskutua gjerësisht për bashkëpunimin e gjithanshëm midis dy vendeve tona, në fushën ekonomike, arsim, kulturë, shkencë dhe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.


Publikuar: 10.07.2012 (10:12), Lexuar: 366 herė
Komentet
un më datë 10/07/2012 ka shkruajtur:
po pralla boll satdush

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio