Tyson dhe Klitschko masin forcën në ring
Boksieri ukrainas, Valdimir Klitschko kampion botëror për pesha të rënda në WBA, IBF, IBO dhe WBO, do të mas forcën e tij me Tyson Fury në mënyrë që të mbajë pozitën e më të mirit.
Nuk është bërë e ditur ende as koha dhe as vendi ku do të zhvillohet ndeshja, por është bërë e njohur se do të mbahet në vitin 2013.
I riu, 206 centimetra i gjatë është boksier që nuk ka pësuar asnjë humbje, ku nga 19 luftëra profesionale ka numër të njëjtë të fitoreve. Duelin e fundit e zhvilloi të shtunën, për titullin Intercontinental WBO kundër Maldonado Vini, të cilin e mposhti suksesshëm me knockout teknik.
Gjithashtu të shtunën, Klitschko në një luftë të pabarabartë ka triumfuar kundër 41-vjeçarit amerikanit Tony Thompson.