Televizioni Koha
Sport > S u p e r A g i m i
S u p e r A g i m i
“Jam i lumtur për golin, për fitoren dhe për faktin që sezonin e nisim me trofe. Jam krenar që goli im kishte vlerën e fitores dhe triumfit në këtë përballje të Super Kupës, duke besuar se ky është paralajmërim i mirë për një sezon të suksesshëm. Sa i përket faktit se luajta kundër Olimpias, mund të them se kam kaluar periudhë të mirë atje, është klub i madh dhe unë kam motive të veçanta në takimet kundër tyre”, deklaroi Agim Ibraimi për mediat sllovene, deri sa në duar mbante trofeun e Super Kupës së Sllovenisë.
S u p e r   A g i m i
Super Agim Ibraimi me skuadrën e tij Mariborin ka fituar Super Kupën e Sllovenisë. Futbollisti tetovar vazhdon të shkëlqejë te ekipi slloven, duke konfirmuar edhe një herë klasin e tij në një takim vendimtar, pasi pikërisht goli i tij ishte vendimtar në fitoren 2:1 përballë Olimpias në duelin për Super Kupën e këtij sezoni. Pasi që në sezonin e posa përfunduar Maribori i Ibraimit fitoi bindshëm kampionatin dhe Kupën, tani konfirmohen si ekip më i mirë në Slloveni, duke nisur sezonin e ri me trofeun e Super Kupës. Në një takim interesant ku pikërisht Ibraimi ka spikatur me lojën e mirë dhe raste shënimi, Maribori avansoi në minuutën e 27 me anë të Filipoviç-it. Olimpia barazoi në 1:1 në minutën e 50-të me anë të Ivelja-s, duke kthyer baraspeshën. Dhe kur dukej se ndeshja do të shkojë në kohën shtesë, në skenë del përsëri Agim Ibraimi, i cili në minutën e 78-të në një solo aksion le pas mbrojtjen e Olimpias dhe dërgoi topin në rrjetë për epërsi 2:1. Gol i rëndësishëm, i vlefshëm për fitoren e Mariborit në këtë duel dhe vendimtar në fitimin e Super Kupës. Paraqitja e mirë e Ibraimit nuk mbeti pa u përmendur edhe nga mediat në Slloveni, të cilët kanë parasysh faktin se Agimi në të kaluarën ka luajtur në rradhët e Olimpias. “Jam i lumtur për golin, për fitoren dhe për faktin që sezonin e nisim me trofe. Jam krenar që goli im kishte vlerën e fitores dhe triumfit në këtë përballje të Super Kupës, duke besuar se ky është paralajmërim i mirë për një sezon të suksesshëm. Sa i përket faktit se luajta kundër Olimpias, mund të them se kam kaluar periudhë të mirë atje, është klub i madh dhe unë kam motive të veçanta në takimet kundër tyre”, deklaroi Agim Ibraimi për mediat sllovene, deri sa në duar mbante trofeun e Super Kupës së Sllovenisë.


Publikuar: 10.07.2012 (11:13), Lexuar: 122 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio