Televizioni Koha
Sport > Renova niset drejt San Marions
Renova niset drejt San Marions
“Sot nisemi drejt Italisë dhe do të akomodohemi në Rimini, në afërsi të San Marinos. Ne edhe në revansh shkojmë për fitore, pasi në kupat evropiane çdo rezultat pozitiv sjell pikë për rritje të rejtingut për sezonin e ardhshëm dhe për këtë qëllim ne do të kemi qasje serioze në këtë sfidë, duke kërkuar fitore”, sqaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti.
Renova niset drejt San Marions
Ekspedita e Renovës të martën në mesditë nis udhëtimin drejt San Marinos, ku te ejnten do të zhvillojë ndeshjen e kthimit përballë Libertasit, në kuadër të xhiros së parë kualifikuese të Liga Evropës. Ekipi i drejtuar nga Vllatko Kostov, pasi në mëngjes do të realizojë një seancë stërvitore, pas drekës së përbashkët në mesditë niset drejt Prishtinës, prej ku do të kenë fluturim drejt Venecias së Italisë. Më pas me autobus udhëtohet për në Rimini, ku Renova do të ketë bazën e saj deri në zhvillimin e përballjes me Libertasin. Fitorja bindëse 4:0 në ndeshjen e parë Renovën veç më e shpall të kualifikuar në raundin e dytë, mirëpo xhepçishtasit mendojnë të fitojnë edhe ndeshjen e kthimit në San Marino. “Sot nisemi drejt Italisë dhe do të akomodohemi në Rimini, në afërsi të San Marinos. Udhëtojmë të kompletuar, megjithse trajneri Kostov mund të vendosë për disa ndryshime në formacion, pasi këtë i’a mundëson fitorja e thellë në ndeshjen e parë. Ne edhe në revansh shkojmë për fitore, pasi në kupat evropiane çdo rezultat pozitiv sjell pikë për rritje të rejtingut për sezonin e ardhshëm dhe për këtë qëllim ne do të kemi qasje serioze në këtë sfidë, duke kërkuar fitore. Besoj se do t’ia arrijmë qëllimit, pasi u pa pas ndeshjes së parë se dallimi në kualitet është shumë i madh. Njëkohësisht ekipi duhet këtë sfidë ta shfrytëzojë si përgatitje për kundërshtarin e rradhës në Liga Evropa, ekipin bjellorus Gomel-in”, sqaroi drejtori sportiv i Renovës, Lirim Sahiti. Trajneri Kostov për këtë sfidë do të ketë në dispozicion edhe sulmuesin Boban Jançevski, i cili në ndeshjen e parë mungoi për shkak të kartonit të kuq të marrë sezonin e kaluar në duelin me Glentoranin. Përballja Libertas-Renova zhvillohet të ejnten, në San Marino.


Publikuar: 10.07.2012 (11:18), Lexuar: 140 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio