Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Koalicion zgjedhor BDI-VMRO-DPMNE
Koalicion zgjedhor BDI-VMRO-DPMNE
VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikolla Gruevski dhe BDI e kryesuar nga Ali Ahmeti do të arrijnë marrëveshje për zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2013.
Koalicion zgjedhor BDI-VMRO-DPMNE
Gazeta e përditshme “Dnevnik” shkruan se Ahmeti ka vërtetuar se do të ketë bashkëpunim me VMRO-DPMNE për komunat ku janë të rëndësishme për fitore për të dyja partitë.

Nga ana tjetër, edhe VMRO-DPMNE nuk ka përjashtuar mundësinë e një bashkëpunimi me partnerin e tyre të koalicionit në komuna specifike, që në raundin e parë zgjedhor.

Por, sipas gazetës edhe PDSH dhe koalicioni i partive opozitare maqedonase është përmendur si mundësi për të bashkëpunuar. Por, nga PDSH-ja kanë theksuar se qëndrimi i tyre do të shpaloset dhe qartësohet gjatë muajit të ardhshëm.

Për BDI bashkëpunimi që në raundin e parë do të jetë me VMRO-DPMNE për Tetovën, Gostivarin dhe Shkupin, etj.


Publikuar: 11.07.2012 (12:46), Lexuar: 412 herė
Komentet
uck më datë 19/07/2012 ka shkruajtur:
sa i bukur mashala

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2013 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio