Televizioni Koha
Sport > Renova kėrkon fitore edhe nė revansh
Renova kërkon fitore edhe në revansh
“Fitorja bindëse në ndeshjen e parë na jep të drejtën të jemi më të relaksuar edhe pse jemi marrë vesh që edhe 90-të minutat e dyta t’i zhvillojmë në një seriozitet dhe profesionalizëm maksimal. Sigurisht se punën më të madhe rreth kualifikimit në raundin tjetër e kryem që në Kumanovë, mirëpo përse mos të fitojmë edhe ndeshjen e dytë dhe të kalojmë më tej me dy fitore përballë Libertasit”, deklaroi garidani i Renovës, Suat Zendeli.
Renova kėrkon fitore edhe nė revansh
Skuadra e Renovës prej të martën në mbrëmje gjendet në Rimini të Italisë, ku janë akomoduar në pritje të përballjes kthyese me përfaqësuesin e San Marinos, Libertasin, në kuadër të xhiros së parë kualifikuese të Liga Evropës. Renova përmes Prishtinës kishte fluturim drejt Venecias, ndërsa me autobus arriti në Rimini ku do të qëmdroj deri në mbrëje, kur do të udhëtojnë drejt qytetit Seravale të San Marions, ku do të zhvillohet ndeshja me LIbertasin. Fitorja 4:0 në ndeshjen e parë, futbollistëve të Renovës u jem luksin të jenë më të relaksuar edhe pse nga rradhët e tyre vijnë zëra se edhe në revansh do të kërkojnë fitore. “Fitorja bindëse në ndeshjen e parë na jep të drejtën të jemi më të relaksuar edhe pse jemi marrë vesh që edhe 90-të minutat e dyta t’i zhvillojmë në një seriozitet dhe profesionalizëm maksimal. Sigurisht se punën më të madhe rreth kualifikimit në raundin tjetër e kryem që në Kumanovë, mirëpo përse mos të fitojmë edhe ndeshjen e dytë dhe të kalojmë më tej me dy fitore përballë Libertasit”, deklaroi garidani i Renovës, Suat Zendeli, i cili në ndeshjen e parë ishte një ‘shikues’, pasi pati shumë pak punë. “Ndeshjet e këtilla për portierët janë më të papërshtatshme, pasi kur nuk je aktiv për minuta të tërë, trupi dhe mendja disi relaksohen dhe më lehtë mund të vijë deri te ndonjë gabim apo befasi nga kundërshtarit. Unë kam përvojë nga ndeshje të këtilla dhe arrij të gjejë mënyrë për të qëndruar i koncentuar maksimalisht, pasi vetëm ashtu mund të kryesh me sukses atë pak punë që del në kësi përballjesh dhe kur kundërshari mund të të zë në ‘gjumë’. Besoj se edhe ndeshja e kthimit do të jetë e ngjashme, ndoshta vendasit do të provojnë të sulmojnë, mirëpo realisht ne jemi ekip shumë më kualitativ dhe pritet që përsëri të jemi skuadra që do të luajmë futboll më të mirë dhe në fund dhashtë Zoti të fitojmë”, sqaroi Zendeli. Renova të mërkurën në mbrëmje zhvilloi seancë stërvitore në stadiumin ‘Olimpiko’ në Seravale të San Marinos, ku sot nga ora 20:30 do të zhvillohet përballja Libertas-Renova, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë aribitra irlandez, në krye me Robert Roxhersin.


Publikuar: 12.07.2012 (10:23), Lexuar: 186 herė
Komentet
amdi më datë 15/07/2012 ka shkruajtur:
bravo suat zendeli

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2013 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio