PDSH shënon tendencë për rritje me 4,9 për qind.
VMRO-DPMNE dhe BDI, si dy parti qeveritare, mbeten ende në pozitën numër një sa i përket besueshmërisë tek elektorati.
Anketa e realizuar nga Instituti Dimitria Çupovski, thotë se dy partnerët e koalicionit vazhdojnë të kenë përparësi përpara oponencës së tyre politike.
VMRO-DPMNE vazhdon të gëzojë mbështetje prej 23,3 për qind të qytetarëve, ndërsa LSDM të jetë e përkrahur nga 14,8 për qind e elektoratit.
Në bllokun shqiptar, BDI vijon të jetë e para me 6,2 për qind, kurse PDSH shënon tendencë për rritje me 4,9 për qind.
Në pyetjen për liderët politikë, Nikola Gruevski mbetet i pari me 24 për qind, Branko Cërvenkovski me 8,3 për qind, Ali Ahmeti me 6,3 për qind dhe Menduh Thaçi me 4,9 për qind.