Televizioni Koha
Lajme > Maqedoni > Sot procesi gjyqėsor "Kalldėrma"
Sot procesi gjyqësor "Kalldërma"
Një pjesë e punonjësve ishin përfshirë në këtë rrjet të krimit të organizuar dhe funksionon në të gjitha pikat e pagesave të autostradës në korridorin 10 nga Kumanova e deri në Gjevgjeli. Grupi kriminal posedonte programin e posaçëm kompjuterik që përgadiste dhe shtypte llogari të falsifikuara fiskale.
Sot procesi gjyqėsor \'Kalldėrma\'
Në Gjykatën themelore sot në Shkup pritet të fillojë procesi gjyqësor për operacionin "Kalldërma", ku 87 punonjës të ndërmarrjes "Rrugët e Maqedonisë" u arrestuan për vjedhje nëpër pikat e pagesës rrugore.

Operacioni i koduar "Kalldërma" që u realizua në fund të vitit të kaluar ishte pjesë e operacionit "Syri i Gjarpërit" përmes të cilëve u goditën punonjësit e pikave të pagesës rrugore, pas dëmeve dhe humbjeve të mëdha financiare të ndërmarrjes "Rrugët e Maqedonisë".

Punonjësit e pikave të pagesës rrugore akuzohen se kanë vjedhur dhe kanë dëmtuar disa miliona euro këtë ndërmarrje shtetërore, ndërsa gjithë kjo realizohej përmes dhënies së fletëpagesave të falsifikuara.

Një pjesë e punonjësve ishin përfshirë në këtë rrjet të krimit të organizuar dhe funksionon në të gjitha pikat e pagesave të autostradës në korridorin 10 nga Kumanova e deri në Gjevgjeli. Grupi kriminal posedonte programin e posaçëm kompjuterik që përgadiste dhe shtypte llogari të falsifikuara fiskale.

Ky është një nga proceset më të mëdha gjyqësore me shumë të akuzuar në Maqedoni. Në operacionin "Syri i Gjarpërit" të realizuar disa vite më parë u arrestuan dhe u dënuan 72 punonjës, mirëpo tërë procesi gjyqësor u rrëzua në Gjykatën e Apelit, për parregullësi dhe dënime të padrejta dhe është kërkuar përsëritja e tij.


Publikuar: 23.07.2012 (10:55), Lexuar: 314 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio