Televizioni Koha
Sport > Inzagi tėrhiqet nga futbolli, bėhet trajner
Inzagi tërhiqet nga futbolli, bëhet trajner
25 korrik- Lajmin e dorëzimit të skuadrës së të rinjve në dorë të Inzagit e deklaroi në faqen e internetit të Milanit drejtori sportiv i kuqezinjve, Ariedo Braida. "Inzagi do të bëhet trajner. Tashmë kjo është e sigurt me 100%", deklaroi ai.
Inzagi tėrhiqet nga futbolli, bėhet trajner
Filipo Inzagi u tërhoq të martën nga futbolli i luajtur, duke pranuar ofertën e Milanit për t’u bërë trajner i skuadrës së të rinjve.

Pas përfundimit të kontratës në fund të sezonit të shkuar, "Superpippo" vendosi që të mbetej në xhiron e merkatos, duke theksuar se ishte ende tepër i dashuruar pas futbollit për t’u tërhequr prej tij.

Megjithatë, tashmë 38-vjeçar, me probleme të shumta fizike dhe pa një ofertë veçanërisht joshëse, golashënuesi vendosi që të varë "këpucët në gozhdë" dhe të pranojë ofertën për të mbetur brenda klubit të tij të zemrës.

Lajmin e dorëzimit të skuadrës së të rinjve në dorë të Inzagit e deklaroi në faqen e internetit të Milanit drejtori sportiv i kuqezinjve, Ariedo Braida. "Inzagi do të bëhet trajner. Tashmë kjo është e sigurt me 100%", deklaroi ai.

Përpara se të vendoste për tërheqjen, Inzagi kishte pasur propozime për të luajtur në Serinë B të futbollit italian, në SHBA apo në klubin e Granadës, në Spanjë.


Publikuar: 25.07.2012 (16:47), Lexuar: 144 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2013 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio