Televizioni Koha
Lajme > Botė > Zbulohet ēokolata 2500-vjeēare
Zbulohet çokolata 2500-vjeçare
5 gusht-i Meksikës, ndryshoi mendimin mjaftë të përhapur se çokolata në kulturat para hispanike përdorej si pije.
Zbulohet ēokolata 2500-vjeēare
Në gadishullin Jukatan të Meksikës janë gjetur mbetjet e një çokolate 2 mijë e 500 vjeçare.

Arkeologët kanë gjetur mbetjet e çokolatës nga fisi Maja në një pjatë në vend të gotës.

Dihet se Majat çokolatën e përdornin si një pije freskuese ndërsa ky zbulim tregon se ata çokolatën do ta kishin përdorur edhe si mëlmesë ose sos në ushqime.

Ky zbulim i bërë nga Institucioni Kombëtar Antropologjik dhe Historik i Meksikës, ndryshoi mendimin mjaftë të përhapur se çokolata në kulturat para hispanike përdorej si pije.

Besohet se këto lloj pijesh, të cilat përgatiteshin nga kokrrat dhe korja e kakaos, gatuheshin duke i shtypur kokrrat e kakaos dhe përziheshin me lëngje ose me fermentimin e koreve të mbetura nga kokrrat e kakaos, dhe kjo pije u shërbehej personave të zgjedhur.

Arkeologu Tomas Gallareta në deklaratën e bërë thotë: “Për herë të parë u gjet kakaoja në pjatën e ushqimit. Nuk është e mundshme që kakaoja ishte në pjata për tu bluar. Sepse për bluarjen e kokrrave të kakaos majat përdornin gurë të mullirit e jo pjata”.TV KOHA


Publikuar: 05.08.2012 (13:44), Lexuar: 359 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio