
Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë sot në orën 20:30 në stadiumin nacional Filipi i Dytë në Shkup përballet me Lituaninë në një takim kontrollues. Atmosfera në kombëtare ka filluar të normalizohet, pas lëvizjeve që sollën largimin e seleksionuesit Xhon Toshak nga posti i tij. Në takimin me Lituaninë kombëtarja do të drejtohet nga ndihmësi i Toshakut, Goce Sedlloski, i cili është emëruar ushtërues detyre si seleksionues i përfaqësueses së Maqedonisë. Trajner i ri, ide të reja dhe kuptohet se në goditje mund të jenë futbollistët shqiptarë, të cilët me shumë gjasa vështirë të gjenden në formacionin startues të përballjes me Lituaninë. Nga katër futbollistë shqiptarë të grumbulluar për këtë ndeshje, ndoshta vetëm Demiri mund të jetë në formacionin bazë, dërsa dyshimet janë rreth inkuadrimit të Ibraimit, i cili me shumë gjasa do të jetë në shoqëri të Hasanit dhe Fazli në bankinën e rezeristëve dhe shansin e tyre do të kërkojnë në pjesën e dytë. Normal, këta janë përshtypjet e para pas disa seancave stërvitore, ndërsa formacionin bazë do të mësohet pak para fillimit të ndeshjes dhe mbetet të shpresojmë që shqiptarët do të jenë në planë të parë te U.D. seleskionuesi, Sedloski. Ndryshe, edhe përkundër lëvizjeve në pankinë, reprezentuesit janë optimistë se do të dalin me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Edhe përkundër ndryshimeve në stafin drejtues të kombëtares dhe largimit të trajnerit Toshak, ne futbollistët jemi duke pritur me optimizëm këtë sfidë. Presim lojë të mirë dhe normal shpresojmë të shënojmë fitore, pasi ky do të jetë testi i fundit para startit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror Brazil 2014, deklaroi tetovari Ferhan Hasani. Ndeshja kontrolluese Maqedoni Lituani zhvillohet të mërkurën në Shkup, me fillim në orën 20:30.
Shqiptarët e kombëtares agjërojnë
Edhe përkundër faktit se kanë angazhime ne kombëtaren e Maqedonisë, futbollistët shqiptarë të grumbulluar me ekipin përfaqësues tentojnë që të respektojnë kërkesat fetare. Pasi jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, ndërsa temperaturat në vend janë të larta, gjithsesi kjo nuk është pengesë që futbollistët të agjërojnë. Për më shumë Agim Ibraimi dhe Ferhan Hasani kanë kërkuar nga stafi teknik i përfaqësueses që tu lejohet të jenë të lirë mbrëmjen e të martës, për të qenë pranë familjeve të tyre. Normal që agjërojmë, pasi e kemi borxh. Vërtet kemi angazhime në kombëtare dhe temperaturat e larta na vështirësojnë situatën, mirëpo rregullat fetare dihen dhe ne jemi të bindur për ti respektuar. Ndërkohë pasi qëlloi të jemi në Maqedoni në këtë fazë dhe mbrëmë ishte Nata e Kadrit, kërkuam nga stafi teknik të lirohemi të shfrytëzojmë një iftar me familjet tona dhe të jemi bashkë me ta në këtë natë të madhe. Falemenderojmë trajnerët për mirëkuptimin që kishin për ne, ndërsa besojmë tua kthejmë me lojë të mirë, deklarojnë njëzëri tetovarët Agim Ibraimi dhe Ferhan Hasani.