17 gusht-Poeti nga Vlora,, Agim Jazaj, ne diten e varrimit te Arber Xhaferit, i ka kushtuar nje poezi, duke na bere me dije se Vlora eshte ne zi dhe ne pikellim pas vdekjes se kolosit te madh te politikes sqiptare.
VLORËN E KA MBULUAR ZIJA
Nga Agim Jazaj, Gazetar, poet
VLORË
Kombi ka ulur Flamurin,
E ka ngritur gjysmë-shtize,
Shqipja e ka humbur nurin,
Ka humbur një burrë Devize.
Kolosi Arbën Xhaferi,
Burri i kombit, vizionar,
Mbuluar me ngjyra ylberi,
Do mbetet përjetë pishtar.
Më 13 gusht 2001-shit,
Arbën Xhaferi firmosi,
Atë marrëveshjen e Ohrit,
Gryk e pushkës e vulosi.
Më 15 gusht, 2012-të
Arbën Xhaferi ka vdekur,
Do mbetet i gjallë përjetë,
Vepra e tija, ska të tretur.
Më 28 e Nëntor,
Do festohet Pavarësia,
Arbëni nuk do vijë Vlorë,
Do ta kujtojë vegjëlia...
Nga Vlora, sheshi Flamurit,
Ku u shpall Pavarësia,
Për humbjen e krye-burrit,
Vlorën e ka mbuluar zija!
16 gusht 2012