Televizioni Koha
Lajme > Rajon > Xhaferi, mendje e ndritur e qytetėrimit shqiptar
Xhaferi, mendje e ndritur e qytetërimit shqiptar
18 gusht-Kryeministri i vendit, Hashim Thaqi tha se Arbën XHaferi ishte një nga personalitet më të shquara të skenës politike, intelektuale dhe publicistike.Thaçi e ka quajtur Xhaferin burrë të madh të kombit si dhe një nga mendjet më të ndritura të qytetërimit shqiptar.
Xhaferi, mendje e ndritur e qytetėrimit shqiptar
Arbën Xhaferi kishte dhunti që dukurit e ndërlikuara t’i qartësojë dhe konkretizojë, ka qenë i guximshëm dhe hulumtues, i cili i nuhaste gjërat para se të ndodhnin. Kështu u tha të premten në një akademi përkujtimore për Arbën Xhaferin, që u mbajt të premten në Teatrin Kombëtar në Prishtinë.

Kryeministri i vendit, Hashim Thaqi tha se Arbën XHaferi ishte një nga personalitet më të shquara të skenës politike, intelektuale dhe publicistike.

Thaçi e ka quajtur Xhaferin burrë të madh të kombit si dhe një nga mendjet më të ndritura të qytetërimit shqiptar.

“Arbën Xhaferi kishte dhuntinë dhe përgatitjen e lartë teorike si dhe aftësinë e duhur që dukurit e ndërlikuara shoqërore, filozofike dhe politike t’i qartësojë dhe konkretizojë. Kjo qartësi buron nga njohja e thellë dhe saktë e dukurive, nga mprehtësia e të gjykuarit, nga logjika e hekurt dhe diskursi delikuent i të shprehurit”, ka thënë ai.

Sipas Thaçit potenciali intelektual, moral dhe njerëzor që kishte Xhaferi, kanë bërë që ai t’i qaset politikës nga brenda si art, si mundësi, si praktik dhe pragmatik.

Ndërsa, veprimtari Adem Demaçi ka thënë se Arbën Xhaferi ka qenë i pranishëm gjithmonë dhe gjithkund, sa herë është folur për shqiptarët.

Demaçi ka thënë se përmes Arbën Xhaferit i jemi bashkuar formatit të politikanit evropian, dhe se sipas tij, me vdekjen e Xhaferit, kjo lidhje do të dobësohet.

“Karakteristika kryesore e tij ka qenë burrëria dhe guximi i një hulumtuesi, i një politikani, i cili i nuhaste gjërat para së të bëheshin, dhe gjithmonë ishte me platforma, me propozime, me ide se rruga jonë drejtë çlirimit të pjesëve të paçliruara dhe drejt bashkimit të kombit të shkonte më shpejtë dhe sa më pak dhimbje. Arbën Xhaferi nuk i ka shikuar gjërat njëanshme, por gjithmonë ka pas dije dhe fuqi që t’i shikonte gjërat në mënyrë të gjithanshme. Nuk i shikonte gjërat në mënyrë sipërfaqësore, por arrinte deri në palcën e tyre”, ka thënë ai.

Në këtë akademi përkujtimore, kishte të pranishëm edhe familjarë të tashmë të ndjerit Arbën Xhaferit, sikurse edhe delegacioni i PDSH-së i udhëhequr nga kryetari i saj Menduh Thaçi


Publikuar: 18.08.2012 (11:07), Lexuar: 268 herė
Komentet

Komenti juaj
Ndalohet përdorimi i gjuhës degjenerues dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit.

Copyright © 2007 - 2010 Tv Koha. Tė gjitha drejtat e pėrmbajtura.
Developed by: Just5 Studio