Asfaltohet rruga Jane Sandanski
18 gusht-Menjëherë pas shtrimit me asfalt të pjesës së parë do të fillojë shtrimi me asfalt edhe i pjesës së dytë, nga rrethi deri te Shtëpia e Armatës. Ky projekt kap shifrën prej 8 milionë denarë, tha kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti.
Komuna e Tetovës vazhdon me investimet në infrastrukturë. Të premten ka filluar asfaltimi i rrugës Jane Sandanski që paraqet fazën finale të ndërtimit të kësaj rruge.
Në kuadër të investimeve infrastrukturore, sot përurojmë asfaltimin, respektivisht kompletimin e ndërtimit të rrugës Jane Sandaski, që kap një sipërfaqe prej 2650 metër katror me një gjërësi 7 metër. Në kuadër të ndërtimit të tërësishëm të kësaj rruge po rregullohen parkingje që kapin një sipërfaqe prej 880 metër katror. Menjëherë pas shtrimit me asfalt të pjesës së parë do të fillojë shtrimi me asfalt edhe i pjesës së dytë, nga rrethi deri te Shtëpia e Armatës. Ky projekt kap shifrën prej 8 milionë denarë, tha kryetari i komunës së Tetovës, Prof.Dr. Sadi Bexheti.
Ndërtimi i tërësishëm i kësaj rruge mundëson një qarkullim më të lehtësuar në qendër të qytetit.