18 GUSHT-kryeministri Nikolla Gruevski sot nuk e ka përshëndetur dhe tërë kohën e ka injoruar Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili ishte 2 metra afër tij në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të ARM-së, në paradën ushtarake në kazermën 'Ilinden' në Shkup.
Sipas mediumeve maqedonase, kryeministri Nikolla Gruevski sot nuk e ka përshëndetur dhe tërë kohën e ka injoruar Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Besimi, i cili ishte 2 metra afër tij në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të ARM-së, në paradën ushtarake në kazermën 'Ilinden' në Shkup.
Si duket veprimi i para disa ditëve i ministrit Besimi, kur i dërgoi oficerët e ARM-së për të nderuar dëshmorët e UÇK-së, ka nervozuar tej mase Gruevskin sa mos ti flat ministrit të kabinetit të tij.
Me nikoqirin, ministrin Fatmir Besimi, u përshëndetën kryeparlamentari Trajko Veljanovski, presidenti dhe komandanti suprem, Gjorgje Ivanov, dhe gjenerali i ARM-së, Goranko Koteski.
Procedura e kryeministrin Gruevski ishte tema kryesore ndërmjet të ftuarve që morrën pjesë në manifestim, por edhe në mesin e të afërmive, miqve dhe antërëve të familjes së ushtarëve, por edhe në mesin e gazetarëve. /tetova1/