18/04/2024
6 C
Tetovo
Ballina Blog

Sot dyert e muzeve dhe lokaliteteve arkeologjike do të jenë të hapura për të gjithë qytetarët

Sot hyrja në të gjithë muzetë dhe zonat arkeologjike në vend do të jetë falas, për nder të Ditës Botërore të Monumenteve dhe Vendeve Arkeologjike. Ministria e Kulturës njofton se institucionet shtetërore në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore do të jenë të hapura gjatë gjithë ditës.

Do të jenë të hapura dyert e institucioneve kombëtare: institutet dhe muzetë në Manastir, Shtip, Ohër, Prilep dhe Strumicë; Stobi dhe Herakleia; Shtëpia përkujtimore e Toshe Proeskit; Muzeu Arkeologjik; Galeria Kombëtare e Maqedonisë me të gjitha objektet e saj; Muzeu i Artit Bashkëkohor; Muzeu i luftës maqedonase; Muzeu Historik në Krushevë; Muzeu i alfabetit shqip; Galeria e Arteve në Tetovë; “Dr Nikolla Nezlobinski” në Strugë; Muzeu i Maqedonisë Perëndimore në NOV – Kërçovë; Muzeu i rajonit të Tetovës; Muzeumi i historisë së natyrës; Muzeu i Maqedonisë së Veriut; muzetë në Kumanovë dhe Gjevgjeli.

Në vitin 1982, Këshilli Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitete (ICOMOS) shpalli 18 prillin si Ditën Botërore të Trashëgimisë dhe ICOMOS rekomandon çdo vit një temë për kremtimin dhe aktivitetet e asaj dite të organizuar nga komitetet shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Çdo vit, temat janë aktuale, dhe kanë të bëjnë me ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e trashëgimisë kulturore botërore, për mbrojtjen, ruajtjen dhe afirmimin e pasurisë së paçmuar të zbuluar përmes arkeologjisë”, thonë nga Ministria e Kulturës.

Ndryshimi i motit, QMK-ja bënë thirrje për kujdes

Për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë dhe borë në vendet më të larta, Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) apelon për vigjilencë, pastrim të rregullt të kanaleve lokale, të mos hidhen mbeturina në to dhe aty ku ka të pastrohen.

“Meqenëse pritet edhe erë e fortë, në të njëjtën kohë bëhet apel për t’u kushtuar vëmendje gjërave që mund ti bartë. Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët janë në rrezik për jetën”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga QMK-ja.

“Jo 61, por 50, 48 e më pak deputetë mund të marrë VMRO-ja”, thotë Sela

Ziadin Sela nga Kërçova tha se Fronti Europian është krijuar për t’u thënë stop mendjeve të mbrapshta të kundërshtarëve real që i ka Fronti dhe kjo është VMRO-DPMNE bashkë me Levicën.

Sela tutje shtoi se Fronti Europian është front që i thotë jo atyre që duan ta heqin mekanizmin badenderin dhe tha se janë gati të bisedojnë për këto mekanizma por për t’i avancuar dhe jo për t’i kthyer mbrapa.

Sela tha se nëse është e nevojshme, formojnë edhe Parlament dy dhomësh.

“Është Fornti që i thotë jo, një herë dhe përgjithmonë të gjithë atyre që thonë ta heqim mekanizmin e Badenterit si mekanizëm mbrojtës që është paraparë për popujt që nuk janë shumicë. Është Fronti që është i gatshëm të bisedojë për këto mekanizma por jo për t’i kthyer mbrapa por për t’i avancuar”, tha Sela.

Rijad Shqiri: Nuk dal para jush për të kërkuar diçka, por për t’ua dhënë atë të cilën e meritoni

Në tubimin e VLEN në Komunën e Likovës, Rijad Shaqiri fillimisht përshëndeti prindërit e tij të cilët ishin të pranishëm në sallë e më pas vazhdoi fjalimin e tij.

Shaqiri tha se nuk po kërkon asgjë nga qytetarët por dëshiron qe t’u jap atë që e meritojnë, që siç thotë, përfaqësim të dinjitetshëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ai përmendi tri pikat programore dhe në fund citoi një fjalë popullore, “Kush ka frikë nga ujqërit, nuk futet në mal”.

“Sot unë para jush, biri juaj dal përpara jush, jo për t’ju kërkuar diçka juve por për t’ju dhënë atë që moti kojë e keni merituar, përfaqësimin e dinjitetshëm në institucionin më të lartë shtetërorë, në Kuvendin e Republikes së Maqedonisë së Veriut.

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

Bilall Kasami thumboi opozitën duke thënë se në këta të fundit nuk po organizojnë tubime por po rrihen dhe përçahen dhe siç tha, po u hyn fesati..

Kasami tha se ka një harmoni mes koalicionit VLEN pavarësisht se nuk kanë besuar se do të qëndrojnë bashkë dhe ua kanë dashur të keqen.

“Ata në fillim thanë se jo nuk mund të bashkohemi, ne u bashkuam dhe ka një harmoni të fuqishme mes gjithë këtyre gjashtë faktorëve të ndryshimit, mes partive politike dhe shqiptarëve të Maqedonisë. Duke na dashur neve të keqen se nuk do të mund të rrijmë gjashtë bashkë, ata çdo ditë e më shumë po u hyn fesati dhe dëgjoni, ditëve të fundit nëpër tubime në vend që të organizojnë tubime ata po rrihen dhe po përçahen”, tha Kasami.

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

Rreth njëzet vjet presin disa vende të Ballkanit Perëndimorpër afrimin në BE, por rruga është me pengesa. Reformat e nevojshme në shumë drejtime nuk janë zbatuar, po ashtu për shumë kohë në BE ka munguar vullneti politik dhe një strategji e qartë ndaj Ballkanit Perëndimor.

E pikërisht tani, kur Europa po përballet me dy luftra – lufta sulmuese e Rusisë në Ukrainë dhe konflikti në Lindjen e Mesme – po bëhet e qartë, se një Ballkan Perëndimor i pa stabilizuar mund të jetë një rrezik shtesë për sigurinë. “Lufta sulmuese ruse ndaj Ukrainës e ka bërë një domosdoshmëri gjeopolitike zgjerimin e BE-së”, tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock të hënën (4.03.2024) në Mal të Zi – stacioni i parë i vizitës së saj në udhëtimin dy ditor në Ballkanin Perëndimor.

Mali i Zi po rrit shpejtësinë

Koha e zgjedhur për udhëtimi i kryediplomates gjermane nuk është rastësi: Në mes të marsit publikohet raporti i radhës i Komisionit të BE-së për progresin dhe pak pas tij në samitin e BE-së do të diskutohen hapat e mëtejshëm. Vendi anëtar i NATO-s, Mali i Zi, njëri prej gjashtë vendeve aspirante për antarësim në BE, ka përparuar mjaft në procesin e negociatave.

Mali i Zi nisi një reformë në drejtësi dhe posti vakant prej vitesh i kryeprokurorit tani më në fund u plotësua nën presionin e Brukselit. Megjithatë deri në përmbushjen e të gjitha kritereve rruga është e gjatë. Pavarësisht kësaj qeveria pro-europiane e Malit të Zi po nxit procesin me një plan mjaft ambicioz: “28 by 28” është nisma kombëtare, që ka për qëllim antarësimin e vendit deri në vitin 2028 në BE.

Nga 2028 bë BE?

Baerbock nuk dëshironte të pozicionohej konkretisht për datën, duke nënvizuar, se duam ta përshkojmë bashkarisht rrugën për në BE e “madje sa më shpejt”. Por zgjerimi nuk është “qëllim në vetvete, por i shërben forcimit të Europës sonë të përbashkët”, tha ajo. Nga 33 kapituj të hapur Mali i Zi deri tani ka përmbyllur vetëm tre. Megjithatë ministri i Jashtëm malazez, Filip Ivanovic, dha një sinjal pozitiv. Vendi i tij do t’i përmbahet datës së antarësimit në vitin 2028: “Eshtë e mundur dhe realiste”, siguroi ai.

Në Mal të Zi fryma pro antarësimit në BE është mjaft pozitive: Gati 80 përqind e popullsisë janë për antarësimin e vendit në BE. Ndërsa në Serbi vetëm një në tre qytetarë preferojnë antarësimin e vendit të tyre në BE. Udhëheqja aktuale e Malit të Zi do ta shfrytëzojë këtë frymë pozitive të popullsisë për avancimin e reformave.

Bosnja në udhëkryq

Edhe qeveria e Bosnjes dhe Hercegovinës, ku Baerbock qendroi të martën (5.03.2024) siguroi, se do të angazhohet për reformat e nevojshme për në BE. Krahas një ligji për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit ky vend do të miratojë edhe një ligj tjetër lidhur me konfliktin e interesit dhe do të nisë reformën në drejtësi.

Ministrja e Jashtme e sheh aktualisjt Bosnjen dhe Hercegovinën në një “udhëkryq vendimtar” në rrugën drejt BE-së. “Ka herë pas here momente në histori, ku duhet kapur çasti dhe duhet shfrytëzuar shansi”, tërhoqi vëmendjen Baerbock në Sarajevo gjatë konferencës së shtypit me homologun boshnjak Elmedin Konakoviç.

Sidoqoftë proceset e vendimmarrjes në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të vështira. Për shkak të ndarjes në tri etni të vendit reformat e mëdha janë të lidhura me procese të vështira e të mundimshme të vendimmarrjes. “Secili politikan këtu mund t’i bllokojë proceset e vendimmarrjes”, shpjegoi ministri iJashtëm i Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakovic, gjendjen në vend. “Ne nuk duam t’ua pengojmë shansin qytetarëve tanë për antarësimin në BE”, theksoi ai.

Influenca ruse destabilizuese

Bosnje dhe Hercegovina është që nga dhjetori 2022 vend kandidat për antarësim në BE. Udhëheqja në Sarajevë ndërkohë po lufton jo vetëm për gatishmërinë për reforma të të gjitha pjesëve të vendit, por edhe ndaj influencës gjithnjë në rritje e përpjekjeve të Moskës për destabilizim. Në Bosnje dhe Hercegovinë këto përpjekje kanë një emër: Milorad Dodik. Presidenti nacionalist i Republika Srpska (RS) synon shkëputjen e pjesës serbe nga vendi. Ngjashëm si edhe presidneti i Serbisë Vuçiq, edhe Dodik ruan kontakte të ngushta me Kremlinin dhe së fundi vizitoi Aleksandër Lukashenkon dhe Vladimir Putinin.

Në pamje të jashtme udhëheqja e Bosnje dhe Hercegovinës përpiqet ta nënvleftësojë rolin problematik të separatistit Dodik. Njerëzit në vend tashmë janë ambjentuar me të, tha Ivanoviç. Por Baerbock në takimin e përbashkët tërhoqi vëmendjen nga rreziku i “fantazive për shkëputje” dhe bëri thirrje për ruajtjen e unitetit të vendit në rrugën për në BE. “Ne duam, që Bosnje dhe Hercegovina të antarësohet si një e tërë në BE”, tha ajo në Sarajevë.

Ballkani Perëndimor në aspektin gjeopolitik më i rëndësishëm se kurrë më parë

Krahas problemeve të politikës së brendshme dhe rritjes së influencës nga Rusia, situata aktuale gjeopolitike krijon shqetësim në Ballkanin Perëndimor. Disa druajnë, se pas zgjedhjeve të BE-së në Parlamentin Europian mund të ketë më shumë deputetë skeptikë ndaj zgjerimit dhe se në SHBA Donald Trump mund të fitojë zgjedhjet presidenciale. Ndaj ka shqetësim, se kjo do ta zbehte sërish vëmendjen e Europës ndaj Ballkanit Perëndimor.

Por nuk e shohin kështu gjendjen politikanët gjermanë që merren me politikën e jashtme. Politikani kristiandemokrat, Jürgen Hardt, i cili bënte pjesë në delegacionin e ministress ë Jashtme Baerbock gjatë këtyre vizitave në Ballkanin Perëndimor, mendon, se pikërisht zhvillime të tilla do ta rrisin edhe më shumë peshën gjeopolitike të këtij rajoni për Europën. Rëndësia e këtij rajoni “është aktualisht me e madhe se asnjëherë më parë”, i tha ai DW-së. Ky rajon nuk duhet të lihet si zonë e influencës ruse.

“Pikërisht në një sfond të tillë, që ballkani perëndimor është kaq pranë nesh, qëllimi ynë duhet tëjetë, që Europa dhe Perëndimi të luajnë aty rol parësor”, tha i dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili gjithashtu shoqëronte ministren Baerbock gjatë këtyre vizitave. Një rajon kaq i afërt i pastabilizuar mund të kthehej në një pikë të dobët për Europën.

Osmani: Fronti Europian është një ide e madhe, të cilës i ka ardhur koha

Kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani sonte në tubim para qytetarëve Kërçovës ka shprehur mirënjohje për liderët e Frontit Europian dhe koalicionin që, siç thotë Osmani, është vazhdimësi e betejave të një pas njëshëm, të thyerjes së kalave të monopoleve etnike.

“Fronti Europian nuk është parti politike. Fronti Europian nuk është as koalicion i partive politike, Fronti Europian është një ide e madhe. Është një ide e madhe të cilës i ka ardhur koha, një ortek i cili ka bërë bashkë ëndrrën e secilit njeri në këtë shtet, për barazi, për drejtësi dhe jetë të begatë në BE. Dhe këtë po e shoh si entuziazëm, si buzëqeshje në çdo vendbanim ku jam duke shkuar, se Fronti Europian është bashkimi i tretë, por tani me një dimension pak më  ndryshe”, theksoi Osmani.

Kandidati i Frontit Europian, Osmani tutje veçoi se ka mbetur edhe një kala e fundit e monopolit etnik.

“Një kala që na brenë të gjithëve dhe na jep gjithmonë atë sinjalin se ende gjithçka nuk është në rregull, ende nuk janë mundësitë e barabarta për të gjithë, dhe ajo është kalaja e presidentit të parë. Andaj vëllezër e motra, unë garoj, që  me 24 prill, ta kuptoni peshën  e këtij misioni, se vota juaj nuk është vetëm për kandidaturën time, vota juaj, mbështetja juaj është për të thyer kalanë e fundit të monopolit entik dhe rrumbullakimin e barazisë së plotë të të gjithë komuniteteve në vendin tonë të përbashkët”, përfundoi Osmani.

Taravari: Do t’ia rikthejmë namin e dikurshëm Kumanovës dhe Likovës

Do t’ia rikthejmë namin e dikurshëm Kumanovës dhe Likovës! Do ta lidhim Kumanovën me Gjilanin dhe Preshevën, do të investojmë në agrobiznes, grante e fermerë. Do ta lidhim Kumanovën me Gjilanin dhe Preshevën, do të investojmë më shumë në agrobiznes, në grante për fermerë dhe në zhvillim ekonomik që rajonit të Likovës dhe Kumanovës t’i rikthejmë namin e dikurshëm në bujqësi dhe prodhimtari. Këto ishin disa nga porositë që kandidati për president, Arben Taravari i përcolli sonte nga Komuna e Likovës. Komunë kjo që ngriti në pushtet BDI-në ndërsa si shpërblim mori vetëm dëm, padrejtësi e keq-qeverisje.

“Në vend se ta privilegjojë e ta zhvillojë, këtë rajon që dikur cilësohej si rajon i krizës, keq-qeverisja e BDI-së e ka zhytur në kriza të shumëfishta. Krizë e ekonomisë dhe e bujqësisë, krizë e papunësisë dhe e migrimit, por edhe krize e sigurisë dhe e rasteve të montuara. Askush më shumë se banorët e kësaj ane nuk i kanë ndjerë në lëkurën e tyre pasojat e keqqeverisjes së BDI-së” theksoi Taravari në fjalimin e tij.

Por, sipas tij kjo gjendje do të marrë fund me votën e vetë qytetarëve, që VLEN dhe do të sjellë ndryshimin e shumë pritur.

“Do të sjellim më shumë drejtësi, fillimisht për rastet e montuara politike, ku do të angazhohemi për drejtësi dhe dëmshpërblim të atyre shqiptarë që janë mbajtur padrejtësisht në burg. Nuk e harrojmë kurrë ushtarin e lirisë dhe banorin e kësaj ane, Rexhail Qerimi, i cili padrejtësisht u mbajt në burg për 13 vite dhe ndërroi jetë në qeli kur dihej botërisht se ai nuk kishte asnjë lidhje me atë për të cilën akuzohej”, theksoi Taravari.

Ndër të tjera, Taravari edhe nga Likova përsëriti se me ardhjen në pushtet të VLEN-it do të ndalohet bixhozi ndërsa do t’i falin borxhet nga kompanitë e kredive të shpejta, të cilat po ashtu the se do t’i mbyllin.

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Në Maqedoninë e Veriut prej sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Po ashtu deri më 22 prill në mesnatë vijon fushatat për zgjedhjet presidenciale.

Fushata për zgjedhjet parlamentare do të zhvillohet edhe gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale qëcdo mbahen më 24 prill.

Qeveria në seancën e djeshme vendosi që datat 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Një kryeministër për të gjithë”, Fronti Europian zbulon moton për zgjedhjet parlamentare

Pas motos, “President Europian”, me të cilën “Fronti Europian” dhe kandidati i tyre, Bujar Osmani po garojnë për zgjedhjet presidenciale, “Fronti Europian”, sonte ka zbuluar edhe moton për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj, raporton indeks.mk

“Një kryeministër për të gjithë”, do të jetë motoja me të cilën “Fronti Europian” do të garojë në zgjedhjet parlamentare.

Me këtë moto, nën fotografinë e Ali Ahmetit ka vërshuar rrjeti, sepse janë të shumtë ata që e kanë shpërndarë posterin e “Frontit Europian”.

Por i pari që zbuloi moton është zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, njofton indeks.mk

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Grubi pak minuta më herët ka shkruar moton e “Frontit” e cila është e shkruar në posterin në të cilën është fotografia e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Një Kryeministër për të gjithë! ALI AHMETI, VOTO 4”, ka shkruar Grubi./indeks.mk/