Home Blog

Zoti Tahir Shabani takohet me Z. Ignazio Cassis, shefin e diplomacisë të Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane.

Zoti Tahir Shabani takohet me Z. Ignazio Cassis, shefin e diplomacisë të  Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane.

Në kuadër të aktivitetet  nga Klubi Diplomatik dhe Universiteti i Gjenevës :  Konferencë  publik me Z. Ignazio Cassis, shefi  i Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane. Ishte nder dhe respekt të bisedojmë me Prof. Yves Flückiger Rektor i Universitetit në Gjenevë dhe bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës, dhe diplomat të akredituar pran OKB-së dhe anëtarë nga Klubi Diplomatik.   Fokusi i bisedës gjatë ceremonisë ishte prioritet për organizimin e konferencave akademike dhe me personalitete në Kosovë, Shqipërisë dhe Maqedoni për ndërtimin e urave të miqësisë dhe diversitetit kulturore.

 

“Një Zvicër sovrane dhe e angazhuar: ekuacioni i pamundur?”

A duhet të mbizotërojë e drejta kombëtar mbi të drejtën ndërkombëtare? Cilat do të ishin pasojat e një vendimi të tillë mbi Zvicrën, politikën e saj, ekonominë e saj, kulturën e saj demokratike? z. Ignazio Cassis, këshilltar federal i Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, do të marrë qëndrim mbi nismën popullore “Ligji zviceran në vend të gjyqtarëve të huaj”, një iniciativë e njohur edhe si vetëvendosje.

 

Përtej paraqitjeve dhe premtimeve joshëse të një formulimi, z. Ignazio Cassis ka trajtuar çështjet e vërteta demokratike të nismës. Ai sqaroj  se si ta vendosim sistemin ligjor në mënyrë sistematike mbi të drejtën ndërkombëtare do të kufizonte Zvicrën në aftësinë e saj për të negociuar konsensusin, kusht për të cilin vendi ynë detyrohet pavarësinë dhe lehtësimin e tij. Ai gjithashtu kthehet në arsyen për të qen në të drejtës ndërkombëtare, ose “të drejtën e popujve”, dhe rolin që  luan në vullnetin legjitim të popujve për të mbrojtur dhe vendosur vetë, duke kujtuar se e drejta ndërkombëtare nuk është një ligj i huaj, por një ligj i zakonshëm. Dhe në përfundim, ai do të shohë se si iniciativa, duke eliminuar hapësirat për negocimin e traktateve ndërkombëtare, sfidon kulturën tonë demokratike të debatit dhe konsensusit. Pranimi i tij do të ishte i dëmshëm për shumë marrëveshje ndërkombëtare, si dhe për pozitën e Zvicrës në organizatat ndërkombëtare, shumë prej të cilave janë pritur në territorin e saj, veçanërisht në Gjenevë

 

Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare, me seli në Annemasse të Francës, e udhëhequr nga presidenti i saj z. Tahir Shabani, i njohur me çështjet organizative koordinuese dhe drejtuese për çështjet protokollare  në shumë konferenca seminare, nga Komisioni Evropian gjer te vendet anëtare te Bashkimit Evropian si dhe organizimin e promovimeve kulturore dhe  ekonomike në vazhdim të përpjekjeve të një bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë, duke përfituar nga përvoja e tij personale, shndërrohet në një aleat të vyeshëm të diplomacisë shqiptare, dhe në vazhdimësi lobing për Kosovë, me përkrahjen e klubit diplomatik në Gjenevë  dhe  Francë, si një partner serioz ne favor të institucioneve të Republikës së Kosovës:

 

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Ministria e Drejtësisë,  Komisionet Parlamentare të Kuvendit te Kosovës, Presidenca e Kosovës, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës, Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”. Universiteti Kadri Zeka, Universiteti Haxhi Zeka, Kolegjet Universitare dhe protokolle bashkëpunimi. Favorizimin e bashkëpunimit dhe binjakëzimet me qeverisjet  lokale në Kosovë dhe Shqipëri. 

Reagim;Është çmenduri, akuzat që bënë Taravari për përfshirjen e BDI-së dhe mediumeve në këtë rast tragjik.

Gostivarit i ndodhi një rast tragjik, ku për fat të keq humbi jetën një vajzë e re 17 vjeçe.

Si subjekt politik ndamë dhimbjen për humbjen e një jete. Nuk fajësuam asnjë për këtë rast, edhe pse ka fajtor dhe duhet të ketë përgjegjësi.

Nuk u prononcuam për rastin, me të vetmen arsye që nga kjo tragjedi të mos poentohet politikisht.

As që paragjykuam  se si ka ndodhur rasti, nga që nuk ishte momenti që t’i kuptojmë shkaqet, pasi dhimbja ishte shumë më e madhe se sa arsyeja.

Është çmenduri, hipokrizi e papërshkruar, akuzat që bënë Taravari për përfshirjen e BDI-së dhe mediumeve në këtë rast tragjik.

Ligji për mbrojtje dhe përkujdesje të kafsheve neni 25 është shumë decid, nuk kërkon përgjegjësi as nga subjektet politike, as nga ish Kryetari e as nga mediumet, përgjegjës për këtë rast është komuna dhe Kryetari i komunës i cili për fat të keq si i çmendur, i sëmurë mental kërkon fajtorin dhe bën politik me rastin në fjalë me të vetmin qëllim për tu amnistuar veten dhe për të mbrojtur dështimin.

 

Me respekt: BDI, dega Gostivar

Taravari: Nuk do të biem në nivelin e fushatave mortore, do të ruajmë respekt ndaj kujtimit të Xhejhanit

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari mbajti sot konferencë për shtyp në të cilën i shprehu ngushëllime familjes Mexhiti për humbjen e vajzës së tyre dhe hodhi poshtë thashethemet të cilat u plasuan në opinion me qëllim që ky rast të paraqitet si dështim i udhëheqësisë komunale dhe që dikush të përfitojë politikisht nga kjo fatkeqësi shumë e dhimbshme.

Në vazhdim ua përcjellim në mënyrë integrale fjalën e kryetarit Taravari.

 “Në emrin tim personal dhe në emër të gjithë gostivarasve dua publikisht të shpreh ngushëllimet e sinqerta Mexhiti.

 Ashtu si e dini në datën 5 nëntor, një vajzë e re ndërroi jetë. Një vajzë e cila nuk e di kurrë që me shuarjen e saj do të bëhej lojë politike dhe gur shahu.

 Pavarësisht mllefit të akumuluar këto ditë të cilat i kemi numëruar me orë, unë dhe ekipi im, nuk do të biem në nivelin e fushatave mortore, do të ruajmë respekt ndaj kujtimit të kësaj vajze dhe familjes Mexhiti.

 Sipas raportit të policisë është qartësuar qartë e saktë pse dhe si ka ndodhur fatkeqësia. Çdo gjë që buroi nga thashethemet që dolën më shpejt se vet lajmi i vdekjes, nuk është e vërtetë. 

 E vërtetë është më e rënda, humbja e saj!

 Çdo gazetar, qytetar, politikan apo kriminel që e quan veten ndryshe, është i lirë të shkojë dhe të informohet pranë policisë së shtetit më detajisht se çfarë ka ndodhur. Unë nuk jap asnjë detaj që gërmon në plagën e shkaktuar nga kjo humbje e rëndë për familjen Mexhiti.

 Kjo familje ashtu si edhe ne jemi të qartë se si ka ndodhur ky rast, i cili është vetëm një fatkeqësi, fatkeqësi që nuk është shkaktuar nga asnjë pakujdesi, por vetëm nga fati që luan lojëra të tilla tragjike.

 Do ju lutesha që të tregoni respekt për këto orë të vështira për familjen Mexhiti. Ѕidomos këtë kërkesë e drejtoj tek ata individë të cilët janë verbuar nga etja për pushtet dhe kërkojnë të bëjnë politikë me tragjedi njerëzore.

 Në krahun tim duhej të ishte babai i së ndjerës, por atë e mbajnë tashmë 3 orë në polici dhe supozoj se këtë e bëjnë në drejtim të një hetimi cilësor, e jo me prapavijë që të mos merr pjesë në këtë konferencë për shtyp.  

 Unë jam mjek me profesion por asnjëherë nuk mësova se si të bëhem i fortë në raste të tilla. Zoti të ketë afër vajzën tuaj dhe e ka! Falënderoj gostivarasit për solidaritetin e treguar gjatë orëve anksioze të kërkimit të trupit. Lus Zotin të na i bëj sa më të lehtë e sidomos familjes Mexhiti dhimbjen e asaj që ikën dhe nuk kthehet më.

 Kjo është një nga konferencat më të rënda që kam mbajtur, Zoti bëftë që të jetë e fundit e këtij lloji!

 Zoti durimin familjes dhe të gjithë gostivarasve!

 Zoti e shpërbleftë me Xhenet!” Transmeton Tv Koha

 

Shërbimi për informim 

Boshnjakovski: KAÇKM mbetet në Preambullë, himni nuk ndërrohet

KAÇKM mbetet në Preambullë dhe Kushtetutë, dhe në vend se njëherë do të përmendet dy herë. Mbetet Njoftimi i KAÇKM-së me të gjitha vendimet e sjellura, tha sot në konferencën për shtyp zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski, duke i vlerësuar si të pasakta informacionet që përhapen nëpër rrjetet sociale.

Universiteti i Tetovës nënshkroi deklaratën për themelimin e Asociacionit të Universiteteve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor

Në Forumin e Dytë të Rektorëve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Universitetin e Zagrebit, më 2 nëntor 2018, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr Vullnet Ameti, bashkë me 22 rektorë të tjerë, e nënshkruan deklaratën për themelimin e asociacionit të këtyre universiteteve. Kjo deklaratë u nënshkrua në përputhje me konkluzionet e Forumit të Parë të Rektorëve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Universitetin e Novi Sadit më 24 dhe 25 shtator 2018. Sipas protagonistëve të këtij forumi Asociacioni ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar si dhe realizimin e aktiviteteve të përbashkëta në shkencë, arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe transferimin e njohurive të reja.

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, para homologëve u shpreh se Universiteti i Tetovës, si njëri nga pesë universitetet publike në Republikën e Maqedonisë, në vazhdimësi angazhohet për shtyrjen përpara të proceseve arsimore – shkencore, por edhe në lëmenj të tjerë me rëndësi për shoqërinë në Republikën e Maqedonisë e më gjerë. Sipas tij, pjesë e rëndësishme dhe e përhershme e agjendës së Universitetit të Tetovës është bashkëpunimi dhe forcimi i partneritetit me universitetet nga vendi, rajoni dhe arena ndërkombëtare, duke shtuar se në funksion të këtij qëllimi Universiteti i Tetovës mbështet plotësisht formimin e këtij asociacioni ndëruniversitar.

Universiteti i Tetovës, si institucion i arsimit të lartë në Maqedoni, është orientuar drejt vlerave evropiane dhe perëndimore dhe është kyçur në shumë asociacione ndërkombëtare. Nisur nga kjo Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, në punimet e forumit,  kërkoi nga rektorët e Asociacionit të Universiteteve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, që në deklaratën dhe programin e punës, t’i përfshijnë edhe disa propozime të Universitetit të Tetovës, siç janë: Mobiliteti i studentëve dhe stafit akademik ballkanik; Themelimi e revistës së përbashkët shkencore; Përgatitja e një programi studimor të përbashkët për ciklin I, II, II; Themelimi i një instituti të përbashkët, që do të studiojë kulturat, gjuhët, historitë e popujve të Ballkanit; Organizmi i konferencës së përbashkët vjetore; Përgatitja e programeve duale – të dyfishta; Kyçja në programe të përbashkëta me qëllim të qasjes më të lehtë në fondet e Bashkimit Evropian; Organizimi i shkollës verore studentore; Organizimi i turneut vjetor të lojërave sportive; Përgatitja dhe miratimi i rregullores së forumit; Përcaktimi i udhëheqjes së forumit; Përcaktimi i kushteve dhe kohëzgjatjes,etj.

Bazuar në deklaratën e nënshkruar, Asociacioni do të vazhdojë të zhvillojë një platformë rajonale për bashkëpunim në hulumtime dhe kërkime shkencore, vëmendje të veçantë do t’i kushtojë përmirësimit të cilësisë së arsimit të lartë në Evropën juglindore dhe Ballkanin perëndimor. Do të krijojë kushte për ndërtimin e përbashkët të kapaciteteve në fushën e shkencës, arsimit të lartë dhe transferimin e njohurive. Në mënyrë aktive do të angazhohet për përfitimin e interesave të përbashkëta nga institucionet e Bashkimit Evropian me qëllim që të inkurajojnë mobilitetin e mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve, shkencëtarëve, studiuesve dhe studentëve. Po ashtu nga BE do të kërkojnë të ndajë fonde për Universitetet e Evropës juglindore dhe Ballkanit perëndimor sa më shumë për ta financuar shkencën, e cila nuk duhet të jetë më pak se 1% e të ardhurave bruto kombëtare. Forumi i radhës i Asociacionit të Universiteteve të Evropës Juglindore dhe Ballkanin Perëndimor, i treti i këtij lloji pritet të mbahet në Universitetin e Mostarit gjatë periudhës janar – shkurt të vitit 2019.

Pas përfundimit të Forumit të Rektorëve, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti, me ftesë të Rektorit të Universitetit të Zagrebit, Prof. Dr. Sc. Damir Buras, mori pjesë në shënimin e 350-vjetorit të këtij Universiteti.

 

 

Përfaqësimi i shqiptarëve në ARM tejet i vogël, Maksuti i pafuqishëm!

Në Armatën e Maqedonisë ushtarët shqiptarë i gjenë të diskriminuar, gjegjësisht shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në mënyrën e duhur. Edhe pas 25 viteve të themelimit të ARM-së përfaqësimi i drejtë dhe adekuat i shqiptarëve në njësitet speciale të ARM-së mbetet tejet vogël.

Në listën e njësitit ushtarak elitar, “Ujqit” nuk gjendet asnjë emër shqiptar, edhe përkundër premtimeve të njëpasnjëshme të funksionarëve shqiptarë, për përfaqësim të denjë në mbrojtjen e shtetit.

Këtë ngecje e pati pranuar edhe vetë zëvendësministri i Mbrojtjes Bekim Maksuti i cili përmend mungesën e ushtarëve të rinjve shqiptarë që paraqiten në konkurse selektive. Ai kishte theksuar se tanimë kanë arritur marrëveshje politike që me strukturimin e ri të njësive për operacione speciale, shqiptarë të jenë të përfaqësuar në përqindjen e duhur në njësitin e “Ujqve”.

“Rexhimetni për operacione speciale, me strukturën e re do të shpërbëhet dhe do të krijojmë dy batalione të reja. Në njërin batalion edhe tani ka pasur oficer, nënoficer dhe ushtarë shqiptarë, por fatkeqësisht nuk kemi arritur ndonjë marrëveshje që deri tani të kemi sa i takon përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në batalionin e Ujqve. Nga ky moment unë do të kisha dashur që të apeloj te të gjithë të rinjtë, sidomos te ushtarët që të paraqiten nëpër konkurse selektive që të kemi një masë të mjaftueshme sepse kemi një arritje politike edhe për këtë proces, që në të ardhmen të kemi mundësi sa më të mirë të mundshme që t’i fusim ata edhe te batalioni i Ujqërve dhe kjo nuk duhet të jetë një dyer e mbyllur për shqiptarët”, kishte deklaruar kohë më parë, Bekim Maksuti, zëvendësministër i Mbrojtjes.

Por a janë shqiptarët të aftë që të jenë pjesë e këtij grupi? Natyrisht se ka shumë ushtarë të aftë shqiptarë që nuk e fitojnë avancimin e duhur vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Shqiptarët janë, kanë qenë dhe do të jenë të aftë të marrin pjesë. Vetëm duhet vendim politik.

Tek njësiti special “Renxherët” shqiptarët janë të përfaqësuar me vetëm 0.3 % ndërsa në njësitin “Skorpionët” ka gjithashtu një numër shumë të vogël të shqiptarëve. Diskriminimi vazhdon tutje kur edhe në muajin gusht, gjegjësisht në ceremoninë qendrorë të Ditës së Armatës së Maqedonisë u dha urdhër për avansimin e mbi 10 eprorëve në akte më të larta të oficerëve, por edhe këtu nuk u dëgjua asnjë emër shqiptarë.

Kouloglou: Marrëveshja e Prespës meriton çmimin Nobel për Paqe

Eurodeputeti grek nga “Syriza” dhe gazetari, Stelios Kouloglou, për AIM thotë se nuk ka dyshim se Marrëveshja e Prespës do të kalojë në Greqi duke thënë se kjo marrëveshja duhet të fitojë mirënjohje ndërkombëtare, siç është çmimi nobel për paqe.

Zaevi dhe Tsiprasi, treguan guxim dhe kjo duhet në mënyrë simbolike të fitojë mirënjohje në nivel ndërkombëtar.

“Nëse flisni me cilin do nga Kuvendi Evropian, nga e majta apo e djathta, do t’u thonë të njëjtën. Se është marrëveshja fondamentale për stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor dhe do të kontribuojë për stabilitetin e gjithë Evropës. Dhe jo vetëm kjo, marrëveshja do të jetë edhe model për zgjidhjen e çështjeve që mund të jenë në konflikte të tjera”, deklaroi Kouloglou.

Eurodeputeti thotë se është siguruar shumica absolute në Kuvendin e Greqisë, duke përfshirë edhe mbështetjen e deputetëve të partisë kombëtare dhe partnerit të koalicionit të “Syrizës”, përkundër qëndrimeve të kryetarit Kammenos.

Ai ju porosit deputetëve të Maqedonisë që janë kundër Marrëveshjes së Prespës të shohin zërat nacionalist në Greqi që kundërshtojnë, duke cekur se ideja për marrëveshje më të mirë është qesharake./Telegrafi/

Taravari nesër do t’i drejtohet opinionit në lidhje me vdekjen e 17-vjeçares në lumin Vardar

Kryetari i Komunës së Gostivarit nesër në orën 12:oo në qendrën për konferenca në komunë do të drejtohet para opinionit në lidhje me rastin e vdekjes së 17-vjeçares, e cila duke ikur nga qentë endacak humbi jetën në lumin Vardar.

Taravari dje përmes një postimi në Facebook ndau dhimbjen me familjen dhe theksoi.Pasi që kanë filluar gjygjet politike të paturpshme, ndërkohë që një familje ka humbur vajzën dhe mua personalisht më ka shkaktuar një dhimbje të jashtëzakonshme, dua të sqaroj të gjithë ata të cilët po propangandojnë lart e poshtë për fajtorë, se: raporti zyrtar i policisë thotë që vajza ka qënë nën presionin e një qeni dhe jo nga një tufë qensh. Nuk dihet ende nëse qeni ka qenë endecak apo qen i ndonjë individi?!
Rasti është klasifikur si fatkeqësi dhe jo si sulm nga qeni.
Le të presim Hetuesinë të dal me informacione të sakta dhe sa më të detajuara për këtë rast.
Bëj thirrje për respekt ndaj rastit dhe mos shfrytëzoni Tragjedinë e Tmerrshme që ka goditur familjen Mexhiti për të bërë politikë të pacipë.
Mjaft, se është e turpshme!

Goditet me makinë një çiklist në rrugën Kumanovë-Shën Nikollë, humb jetën në vendin e ngjarjes

Një çiklist ka humbur jetën pasi është goditur me makinë në rrugën rajonale Kumanovë-Shën Nikollë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:40 kur makina e tipit “Opel Corsa” me targa të Kumanovës e drejtuar nga D.A (47) nga Kumanova, ka goditur çiklistin T.S (70) nga fshati Stanjevsci i Shën Nikollës.

T.S ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në Shën Nikollë.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer Prokuroria Publike dhe ekipi i stacionit policorë në Shën Nikollë./Telegrafi/

Studentët e “Shën Kirilit dhe Metodit” kërkojnë edukim për njohjen e lajmeve të rreme

Sot do të mbahet tubim studentor nën moton “Mos u bë objektiv i medias” duke filluar nga ora 11:000 para Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, në kuadër të shënimit të javës evropiane për shkrim-leximin e medias.

Në këtë tubim do të flasin edhe studentët. Mesazhet do të jenë: “mos u bë target”, “edhe unë kam identitetin tim”, “mjaftë me dezinformata”, “mjaftë me manipulime”.

Do të lëshohen mesazhe kundër propagandës, shoqërisë agresive të konsumit, tjetërsimit, terrorizimit reklamues, viktimave të video lojërave, lajmeve të rreme, marketingut agresiv, dhe kaosit mediatik në vend.

Ngjarja është në kuadër të projekti “Mos u bë objektiv i medias” në zbatim të Institutit të Maqedonisë për studime evropiane, që është pjesë e projektit “Me mendim kritik deri te qytetarët me shkathtësi mediale – KriTink”, zbatuar nga Fondacioni “Metamorfozis” dhe “Eurothink” – Qendra për strategji evropiane, dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Për ligjin e UÇK-së, ish-ushtarët kanë qenë në “konak” te Talat Xhaferi

Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), kohë më parë kanë zhvilluar një takim me kryeparlamentarin Talat Xhaferin me të cilën kanë diskutuar për dorrëzimin e ligjit për ish-ushtarët, veteranët dhe familjet e dëshmorëve në procedurë parlamentare, mësonë Zhurnal nga burime brenda Parlamentit të Maqedonisë.

“Po është zhvilluar një takim i kryeparlamentarit Talat Xhaferi me ish-ushtarë të UÇK-së të cilët punojnë rreth hartimit dhe dorrëzimit të një ligji për ish-ushtarët e UÇK-së në parlament”, thonë burime nga brenda parlamentit të Maqedonisë për Zhurnal.

Zhurnal, po ashtu mëson se Ligji për ish-ushtarët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës i cili është hartauar nga ish-ushtarët e UÇK-së, është hartuar dhe se për të njëjtin ish-ushtarakët kërkojnë që të futet në procedurë parlamentare dhe më pas siç thonë ato është punë e partive politike që ta miratojnë atë.

Përveç me kreun e Parlamentit, Zhurnal mëson se ish-ushtarët janë takuar edhe me e Avokatin e popullit Ixhet Memeti me të cilin janë këshilluar për të institucionalizuar këtë të drejtë Kushtetuese.

Administratorët do të shpërndahen edhe në sektorin privat, a po rrezikohen ata të MO-ja?!

Qeveria ka prezantuar planin e reformave të ashtuquajtur Plani 18, që ka të bëjë edhe me reformat në administratën publike.

Ministri për Administratë dhe Shoqëri informatike, Damjan Mançevski theksoi se plani parasheh reformë të thellë në administratë, por ai paralajmëroi fatin e keq për një pjesë të administratës të cilët nëse nuk do të jenë të nevojshëm, ata do të shpërndahen në sektorin privat.
“Askush nuk do ta humbë punën, ndërsa administrata tepricë do ti ofrohet sektorit privat”, theksoi ministri Mançevski.

Të pyetur në Qeveri lidhur me sistematizimin dhe se kush do të preken thonë për INA se nuk mund të flasin asgjë rreth asaj se kjo tepricë a nënkupton të punësuarit sipas Marrëveshjes së Ohrit, një pjesë e të cilëve akoma nuk janë sistematizuar.

Ministri Mançevski tha se kanë filluar aktivitetet për depolitizimin e administratës dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët. “Me analizën funksionale horizontale që për herë të parë është bërë, do të pasojë riorganizimi dhe optimizimi i administratës. Aty ku analiza thekson se duhet të hiqen vende të punës, do të hiqen, disa do të bashkohen, por do të formohen edhe institucione të reja”, theksoi Mançevski.

Sipas tij, po punohet në përpilimin e ligjit të ri për shërbimet e administratës, përmes të cilit do të dihet se kush është i punësuar në bazë politike, dhe kush janë profesionistët.

Mbi 1 mijë qytetarë kanë përfunduar në Klinikën Infektive pas sulmeve nga qentë endacak

1 mijë e 11 persona nga fillimi i vitit 2018 kanë përfunduar në Klinikën infektive në Shkup pas sulmeve nga qentë endacak. Pothuajse i njëjtë është numri krahasuar me një vit më parë, informon 24VESTI.

Qytetarët e anketuar në Qendrën e Shkupit thonë se numri i qenve endacak është shtuar dukshëm, kurse një pjesë prej tyre janë tejet agresiv dhe sulmojnë njerëz. Qytetarët kërkojnë nga autoritetet e qytetit që me shumë seriozitet t’i qasen këtij problemi me qëllim zgjidhjen sistematike të tij.

 

Komisioni votoi për marrjen e mandatit të Gruevskit

Komisioni për rregullore, mandat dhe imunitete votoi për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit. Shumica e deputetëve në sallën e komisionit votuan për marrjen e mandatit.

Pesë deputetë nga gjithësej nëntë votuan “pro” marrjes së mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Tani procedura kalon në seancë plenare.

Alarm për lëndë plasëse në Barcelonë

Një alarmi për bombë në stacionin hekurudhor ‘Sants’ në Barcelonë ka vënë në lëvizje policinë spanjolle.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilët kanë evakuuar njerëzit nga zonë. Ndërkohë agjentët e Mossos po kryejnë kontrolle në platformat tre dhe katër, për të verifikuar nëse në bord ka lëndë plasëse.

Studentja nga Durrësi rrëmben çmimin e parë në konkursin në Gjermani

Studentja e vitit të tretë për shkenca kompjuterike në universitetin Jacobs në Bremen të Gjermanisë, Majorka Thanasi ka fituar çmimin e parë në konkursin e programuesve.

Mes shumë pjesëmarrësve nga shumë vende, durrsakja 21-vjeçare është shpallur më e mira.

Prej 3 vitesh, Majorka ndjek studimet në universitetin Jacobs, në Bremen dhe falë rezultateve shumë të mira që ka arritur përgjatë dy viteve të para, këtë vit ajo ka nisur punë në universitetin ku studion si ndihmës mësuese për disa studentë të vitit të parë të së njëjtës degë.

/portali DurresLajm/

Roli dhe misioni i Shoqatës të Miqësisë Franko-Shqiptare në Francë dhe Europë

Amitie Franco Albanaise (Shoqata e Miqësisë Franko-Shqiptare) është asociacion joqeveritare e mbrojtur konform ligjit, me seli në Annemasse të Francës.

Amitie Franco Albanaise e udhëhequr nga presidenti i saj z. Tahir Shabani, i njohur me çështjet organizative koordinuese dhe drejtuese për çështjet protokollare në shumë konferenca seminare, duke filluar nga Komisioni Evropian gjer te vendet anëtare te Bashkimit Evropian si dhe organizimin e promovimeve kulturore dhe ekonomike.
Në vazhdim të përpjekjeve të një bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare me seli në Gjenevë, duke përfituar nga përvoja e tij personale, shndërrohet në një aleat të vyeshëm të diplomacisë shqiptare, dhe në vazhdimësi lobing për Kosovë, me përkrahjen e klubit diplomatik në Gjenevë dhe Francë, si një partner serioz ne favor të institucioneve të Republikës së Kosovës:

Shaqir Shabani – Legjenda e Gjallë e Misioneve të Paqes !

Shaqir Shabani u lind më 18 korrik 1944 në Gjylekare, Kosovë, zonë e njohur tani me emrin Skifteraj. Ai u lind pikërisht në periudhën më të rëndë për këto anë, periudhë e mbijetesës, gati apokaliptike. Në kohën kur Shaqiri ka lindur, kjo anë është ballafaquar me sulmin e brigadave maqedono-kosovare. Për të mbijetuar, familja Shabani, njëlloj si shumë familje të tjera, u organizuan në grupe guerilesh për t’i shpëtuar shfarosjes.

Pas një moshe të caktuar, Shaqiri përjetoi momente të rënda të rinisë së tij, por qysh herët ai tregoi cilësi të veçanta ndaj bashkëmoshatarëve. Ishte vetëm 10 vjeç kur Shaqiri reagonte në mënyrën e vet kundër komunistëve që udhëhiqnin aksionin e mbledhjes së armëve.

Pas pjesëmarrjes në demonstratat e vitit 1968 në Ferizaj, Shaqiri vendosi të shkojë në Shqipëri me qëllimin fisnik për një organizim të mirëfilltë për çlirimin e Kosovës, por, me të hyrë në Shqipëri, u përmbysën të gjitha shpresat dhe iluzionet mbi Shqipërinë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri Shaqja përfundoi në burg për 11 muaj dhe u internua për 13 muaj, dhe menjëherë pas lirimit të tij u kthye në Kosovë pranë familjes së tij. Pas kthimit Shaqiri vërejti familjen e zhytur në varfëri të thellë dhe se kishte mbijetuar falë bujarisë së njerëzve.

Ishte shpërngulur në Ferizaj për të qëndruar më afër intelektualëve atdhetare. Në periudhën 1970-1980 ishte në lëvizje të përhershme duke menduar dhe vepruar në forma të ndryshme legale dhe ilegale në ndërtimin e një strategjie për t’iu kundërvënë regjimit komunist që drejtonte Kosovën. Po në të njëjtën periudhë në vitet ’70-’80 Shaqiri bëri përpjekje për tu shkolluar për shkak se përpara nuk kishte patur mundësi të tjera për shkak të rrethanave të asaj kohe. Ai kreu shkollën tetëvjeçare në Pozheran të Vitisë, vazhdoi shkollën e mesme administrativo-juridike në Mitrovicë dhe përfundoi me regjistrimin e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Më vonë, atij iu ofrua një vend pune në Fabrikën e Përpunimit të Drurit në Ferizaj si zdrukthtar. Duke patur parasysh shpirtin e tij rebel dhe mundësinë se mund të burgoset, Shaqiri shet shtëpinë në Ferizaj dhe shpërngulet në Prishtinë.

Për herë të dytë, Shaqiri detyrohet të ikë, të arratiset dhe të vendoset në Zvicër më 1978. Veprimtaria e tij në fillim përqëndrohej në formimin e klubeve shqiptare dhe organizimin e aktiviteteve kulturore dhe kombëtare shqiptare. Kontributet e Shaqirit në këto aktivitete ishin kolosale, duke filluar nga ato financiare, i cili shkriu tërë pasurinë në dobi të çështjes kombëtare. Këto aktivitete të Shaqirit u përcollën me vëmendje nga organet zvicerane dhe nga frika për ndonjë veprimtari të pamatur, e futën në listën e individëve me rrezikshmëri shtetërore dhe e dëbuan nga Zvicra në vitin 1984. I detyruar nga rrethanat, Shaqiri emigroi në Francë për të kërkuar strehim politik, të cilin e fitoi shumë shpejt.

Ai u vendos në Lion të Francës dhe menjëherë themeloi Shoqatën Kulturore “Rugova” përmes të cilës zhvilloi aktivitete të shumta kulturore dhe bamirësie.

Më vonë themeloi nëndegën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Lion të Francës dhe u zgjodh kryetar i saj. Ai ka zhvilluar një veprimtari të ngjeshur brenda strukturave të LDK dhe njihet si një simpatizant i flaktë dhe militant i guximshëm.

Pas 19 vitesh rikthehet në Kosovë dhe vendoset në Bibaj, në Ferizaj. Menjëherë formon nëndegën e LDK për fshatin Bibaj, Forumin e Gruas të LDK , kontribuoi në fitoren e LDK në Ferizaj dhe vazhdon të jetë veprimtar i palodhshëm i saj.

Në vitin 2015 kryetari i Degës së LDK në Ferizaj, Z. Muharrem Sfarqa i dha një mirënjohje për kontributin e tij për Kosovën si një shembull që duhet ndjekur.

Shaqiri ka një arkiv shoqate ku njeriu mund të gjejë qindra letra dërguar diplomatëve të huaj dhe ndërkombëtarë të shteteve të fuqishme. Ndër të tjera duhet theksuar komunikimi me letra dhe me presidentë të shteteve të fuqishme  si me Klinton, Bler dhe Sarkozy.

Pra, ai është një intelektual i shquar i përmasave ndëkombëtare, një aktivist i rrallë që punon plot pasion për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kudo në botë, një bamirës që nuk kursehet për mbështetjen e shtresave shoqërore në nevojë, një personalitet që nxit arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj me kulturën tradicionaleve të vendeve të tyre dhe me kulturën e paqes.

Shaqir Shabani është një misionar paqeje i lindur, është një legjendë e gjallë në shërbim të paqes sociale ndërkomunitare. Pikërisht për vlerat e tij të padiskutueshme, si personalitet që punon për paqen botërore, Organizata Ndërkombëtare Diplomatic Mission Peace and Prosperity, akredituar në UN, USA, EU, etj., e nderoi me titullin Misionar Paqeje 2015 dhe Anëtar Nderi i strukturave të saj botërore.

 

 

 

 

 

Njihuni me shqiptarin që ndihmon për punësimin e infermierëve në Gjermani

Eksperti i infermierisë dhe njëkohësisht ndërmjetësues i licencuar për punësimin e infermierëve të rinj nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova në Gjermani, Mevaip Beari nëpërmjet rrjetit social facebook ka bërë të ditur se tani është pajisur edhe me licencën e këshilltarit për përkujdesje shëndetësore në Gjermani, transmeton Televizioni Koha.

“Pas nje viti mësim Intensivë dhe studime për ligjin e kujdesit në Gjermani, sidomos edhe për ligjin e ri që është në fuqi prej Janarit të vitit 2017 PSGIII(PflägestärkungsgesetzIII),, Kujdesje Mbështetje Akti 3. Më në fundë e mora sot miratimin dhe njohjen e IPA24
si një Organ Këshilltarë i Kujdesit i pari Shqiptarë si këshilltarë kujdesje në pjesën NRË prej kompanise më te madhe Shëndetsore Gjermane në ket vende AOK Rheinland/Hamburg në Essen dhe prej Shoqatës Kombetare të fondeve të kujdesit Nordrhein, prej tash e tutje kam liçencen edhe për të gjitha fondet Shëndetsore në kët vendë!

Jam i bindure se edhe Migrantët në këtë rajon do të kenë përfitime të shumta të kujdesjes dhe mbështetjes nga IPA24 në Essen-Oberhausen-Bottrop.

Zyra ime qendrore gjendet në Oberhausen afër Qendrës Centro Oberhausen 500m afër kufirit me Essenin!

Kjo këshill bëhet pa pages! Ne vimë edhe te ju ne shtëpijë!

Mirë se vini ju. Ju Mirëpresim te Ipa24 në Oberhausen 0176-11769976

Këshilltarë i kujdesit i pavarure në Gjermani”, ka shkruar në rrjetin social facebook, Mevaip Beari. /Tv Koha/

Persona ekspertë do të japin deklarata për “Monstrën”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale “Monstra”, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.

Lënda ndodhet në procedurën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar dëshmuan dy persona profesional të cilët kanë kryer analiza në lëndën “Monstra”.

Sipas raporteve të ekspertëve të krim-teknikëve të MPB-së, siç është thënë në seancën e 19 tetorit , tek Liqeni i Smillkovës është qëlluar me dy pushka “kallashnikov” dhe një pistoletë.

Ekspertët, të punësuar në MPB në krim teknikë, thanë se nuk ja thirrur në vendin e nfjarjes, por materiali u është dërguar në mënyrë të rregullt për analizë në kushte laboratorike. Janë dërguar 21 gëzhoja, tetë predha të hedhura dhe dy pjesë nga predhat. Nga analiza është treguar se gëzhojat janë nga municioni të qëlluara nga dy pushka dhe një pistoletë.

Për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovës më 12 prill të vitit 2012, kur janë vrarë djemtë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski,me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar i liroi nga burgu të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Azirin dhe ua shqiptoi masat e kujdesit. Pas shfuqizimit të aktgjykimit, rastin “Monstra” e mori Prokuroria Speciale dhe lënda u kthye për rigjykim.

Lëndohen dy minatorë në minierën e Toranicës

V.M. (41) nga fshati Duraçka Reka dhe N.S. (40) nga Kriva Pallanka, minatorë në minierën Toranicë afër Kriva Pallankës janë lënduar dje nga rrëshqitja e dheut gjatë minimit të një miniere.

Siç kumtoi MPB-ja, dje rreth orës 14:40 në Shtëpinë e shëndetit në Kriva Pallankë që të dy janë sjellë për dhënie të ndihmës mjekësore.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes nga ana e shërbimeve të policisë, inspektorëve të punës, një inspektori shtetëror të minierave dhe një përfaqësuesi të minierës.

Pamje të frikshme, çahet toka pas 3 tërmeteve në Greqi

Në harkun kohor të një ore, tre tërmete të fuqishëm goditën detin Jon ku zona më e prekur ishte Greqia.

Epiqendra ishte rreth 36 kilometra larg ishullit grek Zakinthos, por u ndje deri në Athinë, si dhe në Shqipëri, Itali, Maltë dhe Maqedoni.

Në panik banorët e ishullit grek Zakinthos, ku raportohet per dëme materiale dhe ndërprerje totale të energjisë elektrike.

Nuk ka akoma të dhëna për të plagosur.

Edhe në shumë qytete të vendit tonë janë ndjerë lëkundjet e forta të tërmetit sidomos në jug të vendit, lëkundjet e forta janë ndjerë edhe në kryeqytet.

Lëkundjet e tërmetit filluan nga mesnata, deri rreth orës 01:04 minuta me orën lokale shqiptare.

Sipas raportimeve, tërmeti i parë ishte me magnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.4 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2 ballë.

Nikolla Gruevski deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burgun e Shutkës

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski sot e ka marrë edhe aktin udhëzues nga Gjykata Penale, që të paraqitet në burgun e Shutkës.

Sipas aktit, Gruevski më së voni deri më 8 nëntor duhet të paraqitet në burg, ku duhet ta vuajë dënimin prej dy 2 viteve burg për blerjen e makinës luksoze “Mercedes”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Aktin udhëzues Gruevski e ka marrë këtë mëngjes në Gjykatën Penale, pasi jozyrtarisht mësohet se nuk e kanë gjetur në adresën e shtëpisë.

Në lëndën e njëjtë me emrin “Tanku” e cila u hap nga Prokuroria Speciale, me gjashtë vite burg u dënua edhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloski.

Reçeta “Anti-kazino” e Ramës edhe në Maqedoni

Opinionistë dhe ekspertët shqiptarë në Shkup kërkojnë që edhe Maqedonia të përcjell shembullin e kryeministrit shqiptar Edi rama dhe të ju shpallë “luftë” bastoreve e kazinove.

Sociologu Ali Pajaziti dhe Psikoterapisti Migjen Amzai thonë se me mbylljen e bastoreve dhe kazinove ndërtohet shoqëri më e shëndoshë. Duke folur për Gazetën Lajm, ata thonë se bastoret dhe kazinot janë një dukuri tejet e keqe për shoqërinë tonë dhe shndërrohet në varshmëri, që personave të varur u vjen si ushqim ditor.
“Shembulli i mirë duhet të merret ngado që të vijë ai. Prandaj duhet ndjekur hapat që synohen të ndërrmeren në Shqipëri për mbylljen e bastoreve dhe kazionve. Edhe pse jam skeptik se do të ketë sukses në këtë drejtim, duke pasur parasysh se ky kartel, ose kjo industri gjeneron para dhe fitime të majme nga mashtrimi se një ditë edhe mua ‘fati’ do të më gëzohet dhe se ka gjasa që me shkop magjik të bëhem pasanik, ti takoj një shtrese më të lartë sociale.

Në fakt bëhet fjalë vetëm për një vetëmashtrim absolut te individëve të cilët trokasin nëpër xhamat e dyerve të këtyre lokaleve që në një shkrim timin I kam quajtur lokale vrastare”, tha Pajaziti.
Sipas tij, këta persona janë adikt, janë të varur nga ky ushqim i tyre ditor dhe dita ditës ata për fat të keq, krijojnë rrethin e tyre krijojnë shoqëri, miq, të cilët “sëmuren nga kjo epidemi ose pandemi sociale qe vjen nga shoqëritë e zhvilluara”.

Shqiptari mbyll nënën dhe dy motrat dhe e kallë shtëpinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit në Shqipëri, e cila për pak sa nuk ka shkaktuar një tragjedi familjare.

Bëhet fjalë për një zjarr në një banesë në lagjen “8 shkurti” të këtij qyteti. Policia thotë se djali i shtëpisë, A. D.,45 vjeç, i cili vuante nga problemet mendore, i ka vënë zjarrin shtëpisë duke mbyllur brenda nënën e tij dhe dy motrat, por ai është konstatuar nga policia dhe është arrestuar.

“Në datën 26.10.2018, rreth orës 01:12, në lagjen “8 shkurti” Fier ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. D. 69 vjeçe. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja bënë të mundur nxjerrjen e familjarëve jashtë banesës dhe shuarjen e zjarrit. Nga hetimet paraprake rezulton se zjarrin e ka vënë shtetasi A.D, 45 vjeç, djali i 69-vjeçares F. D. i cili pasi ka vënë zjarrin ka mbyllur derën e jashtme dhe po largohej nga banesa, por u konstatua dhe u kap nga shërbimet e policisë”, sqaron policia.

Policia thotë se shtetasja F.D dhe vajzat e saj D.D, 38 vjeçe dhe B.D, 24 vjeçe, kanë shfaqur shenja asfiksie dhe u dërguan në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje./oranews

SHOWBIZ

Turqi, vdes në moshën 90-vjeçare Ara Guler, syri i Stambollit

Eshte ndarë nga jeta, në moshën 90-vjeçare, pas një ataku në zemër, fotografi legjendar turk Ara Guler. Presidenti turk, Erdogan, i cili është fotografuar gjithashtu...