Home Blog

Lazim Destani inauguron projektin e madh tek varrezat e qytetit (Foto)

Sot, më 16.10.2018 (e martë), ora 11:00, u bë inaugurimi i rinovimit të varrezave të vjetra të Tetovës. Në këtë inaugurim të pranishëm ishin: Myftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi, Kryetarja e Komunës znj. Teuta Arifi, donatori i projektit z. Lazim Destani, hoxhallarë, mutevelinjë të xhamive dhe një numër i madh i besimtarëve.

Fillimisht të tubuarit i përshëndeti Kryetarja e Komunës së Tetovës, znj. Arifi e cila mes tjerash potencoi: “Në këto varreza pushojnë paraardhësit tanë të cilët mes tjerash na kanë edukuar dhe mësuar që ta duam, ta respektojmë dhe ta ruajmë vendin ku jetojmë”. Në fund të fjalimit të saj Kryetarja e Komunës falënderoi z. Lazim Destanin për realizimin e këtij projekti, gjithashtu falënderoi edhe Myftiun e Tetovës për bashkëpunimin në realizimin e projekteve që janë për të mirën e shoqërisë.

Ndërkaq, filantropi i njohur z. Lazim Destani njëkohësisht edhe donator i këtij projekti theksoi: “Pamja e varrezave të një vendi, krahas kulturës religjioze, është një nga treguesit kryesorë të nivelit kulturor dhe qytetërues të një shoqërie në përgjithësi. Prandaj, ndihem mirë që mua dhe familjes sime na u dha mundësia për të bërë një vepër të këtillë për të mirën e qytetit”. Në fund të fjalës së tij z. Destani u shpreh, “Me këtë rast dua të shpreh vlerësimin tim për mbështetjen institucionale që kryetarja e komunës znj. Teuta Arifi i ka dhënë realizimit të këtij projekti, ndërsa në mënyrë të veçantë, e çmoj angazhimin e myftiut, Qani Nesimi, i cili me kënaqësi e pranoi propozimin tim për projektin që sot ne po e promovojmë.”

Myftiu i Tetovës në fjalën e tij, pasi i përshëndeti të pranishmit, në emër të Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë Reis Ulema H. Sulejman ef. Rexhepit dhe në emër të tij, myftinisë dhe të hoxhallarëve, foli për rëndësinë, idenë dhe në përgjithësi mbi realizimin e këtij projekti. Ai mes tjerash tha: “Një ide që ushqehet nga lartë, gjegjësisht bota e shpirtit, dhe konkretizohet duke pritur të mëtejmen/ahiretin, është një ide e madhe, reale dhe e dobishme për pronarin e saj dhe për njerëzimin në përgjithësi.” Myftiu Qani ef. Nesimi në vazhdim theksoi: “Njeriu që investon në varreza, mes tjerash ka dy cilësi shumë të rëndësishme, respektimin e njeriut dhe vetëdijen e tij të dhënies llogari para Zotit. Ky projekt përveç që është një rrugë e pashtershme e lutjeve të të gjithë besimtarëve, për z. Lazimin dhe familjen e tij, është edhe nxitje që njerëzit edhe më shumë të rikujtohen për të bërë dua për familjarët e tyre dhe për të tjerët që prehen te këto varre”.

Myftiu i Tetovës ishte shumë falënderues edhe ndaj kryetares së Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifit për mbështetjen institucionale dhe bashkëveprimin në shumë projekte të përbashkëta.

Fjalimin e tij Myftiu e përfundoi me një lutje drejtuar Allahut Fuqiplotë që z. Lazim Destanit dhe familjes së tij t’u japë shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur, si dhe t’i gëzojë në dynja dhe në ahiret.

Në mbyllje të ceremonisë, Myftiu i Tetovës në shenjë respekti i dhuroi z. Lazim Destanit një pikturë me peizazh nga muri i rinovuar i varrezave të vjetra.

Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit bënë një vizitë brenda dhe përreth hapësirës së varrezave për t’i parë punët e realizuara të këtij projekti.

​​​​​
​​​​

Kapet me lëndë narkotike arsimtari që ligjeron “Etikë” ne Shkup!

Arsimtari 36 vjeçar është kapur me sasi të madhe të mariuanës, pas çka iu është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë..!

Ai ka ligjeruar lëndën e etikës para nxënësve te shkollës “Kliment Ohridski” në Dellçevë.

Nga inspektorati i arsmit kanë urdhëruar që të hetohet puna e arsimtarit të arrstuar në shkollë, si dhe ndikimi i tij negativ ndaj nxënësve..

Ky rast ka hapur çështjen e kualitetit te kuadrit arsimor në shkollat në Maqedoni!

Vetëdorëzohet autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmë në Reçicë të Vogël

Para disa çasteve është vetëdorëzuar A.K autori i ngjarjes së mbrëmshmë në Reçicë të Vogël, ku la të vrarë gruan dhe një person tjetër.

Sipas informatave, autori A.K është vetëdorëzuar në fshatin Gajre, tek disa pjestarë të policisë dhe të njëjtin e kanë transportuar me forca policore në Stacionin Policor në Tetovë.

Ndërron jetë profesori dhe babi i dëshmorit nga Sllatina Nijazi Huseini!

Sot ndërroi jetë babai i dëshmorit Burim Huseini, mësuesi i shquar nga Sllatina Nijazi Huseini.

Lamtumira e fundit të ndjerit i jepet nesër, pas faljes së namazit të drekës!

Pa Censurë rikthen në kujtesë edhe njëherë, duke i kushtuar rëndësi veprës së familjes Huseini, sakeificës kombëtare ndër shekuj. U preht në paqe!

Gjendet i vdekur 25 vjeçari, dyshohet se ka vrarë veten

Një person dyshohet se është vetëvrarë ditën e sotme.

Ngjarja është regjistruar në Roskovec, ku një i ri u gjet pa shenja jete në banesën e tij.

Ishin familjarët ata që panë 25-vjeçarin Elsid Isufaj, që dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri, të llojit pistoletë.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar të riun në vetëflijim, ndërsa do të merren në pyetje edhe familjarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës në Francë, 5 shqiptarë të arrestuar

Policia franceze ka shkatërruar një grup të strukturuar të trafikut të drogës, ku në mesin e personave të ndaluar janë edhe 5 shqiptarë.

Lajmi është bërë publik sot nga mediat vendase, edhe pse gjithçka u finalizua në datën 3 shtator.

Sipas mediave franceze, aksioni ka ardhur pas disa muaj hetimesh. Gjeneralitet e personave të arrestuar nuk bëhen me dije, por thuhet se ata janë të moshës 30-40-vjeçare.

Kreu i Seksionit të Antitrafikut në Policinë e Annecy, Sipas Jean-Philippe Charvet, ka thënë se të arrestuarit ishin pjesë e një grupi që ka trafikuar sasi të mëdha droge, në Francë dhe Zvicër.

Grupi përdorte dy ndërtesa si baza për mbajtjen e drogës, e pikërisht aty u sekuestrua edhe lënda narkotike.

U kapën në total 230 kg përzierës, tre automjete dhe 4 mijë euro.

Këto 230 kilogramë, të përziera me heroinë, nëse shiteshin me doza të vogla, mund të gjeronin rreth 6.5 mln euro.

Krisma me armë plagosen dy të rinj

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Cërrik.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit”.

Policia njofton se ka identifikuar autorin e plagosjen me armë zjarri të dy shtetasëve.

Tw plagosur kanw mbetur G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, i cili ka marrw plagw nw kwmbw dhe J.R., 22 vjeç, banues në Cerrik, i cili wshtw plagosur lehtw nw dorw.

Ata ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e Policisë dhe grupit hetimor dyshohet se shtetasi B.H., së bashku me shtetasin I.F., po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh.

Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K., me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta, ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të.

Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R., shoku i shtetasit G.K., si dhe dy shokët e shtetasit B.H., shtetasit A.Zh., dhe I.F.

Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B.H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G.K., i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R.

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit shtetasin Angjelo Zhelegu, i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij.

Forca të shumta të Policisë të DVP Elbasan, janë vënë në ndjekje të autorit dhe bashkëpuntorit tjetër ku vijon ndjekja për kapjen e tyre.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ekskluzive: Vetura prej të cilës u qëllua Naim Ajeti ka qenë me targa të policisë?! (Video)

Emisioni “KOD” në Tv Telma, ka sjellë detaje ekskluzive lidhur me vrasjen e Naim Ajetit-Bellanocës dhe Aleksandar Parapulov-Tozo që ndodhi në rrugën Ruzveltova.

Gjatë hetimeve policore janë gjetur target e “xhipt” prej të cilit është gjuajtur. Targat më herët kanë qenë të një veture të policisë financiare, por më pas janë dekativizuar dhe vitet e fundit nuk janë përdorur.

Emisioni “KOD” sjell edhe të dhëna sipas të cilave në “xhipin” prej ku ëhstë shtënë kanë qenë dy persona-shoferi dhe atentatori. Ata njëqind qindra metra kanë vozitur paralelisht me veturën ku kanë qenë Ajeti dhe Ferdi Elezovski.

Njëri ka vozitur, kurse tjetri ka shtënë me ‘kallash’ në anën ku ka qenë Naim Ajeti.

Detajet tjera mund t’i përcillni në videon më poshtë.

 

Në Shkup 68-vjeçari tenton ta përdhunojë 8-vjeçaren

Një gjashtëdhjetë e tetëvjeçar nga Shkupi, dje ka tentuar që të kryejë abuzim seksual ndaj një vajze tetëvjeçare, por është penguar nga ana e një kalimtari të rastit.

Siç është cituar në buletinin policor, dje rreth orës 15:20 në rrugën “Indira Gandi”, M.F. (68) nga Shkupi tentoi që të kryejë abuzim seksual ndaj një vajze tetëvjeçare, por është penguar nga ana e një kalimtari të rastit. M.F. është mbajtur në stacionin e policisë.

Vuçiq e dënon sulmin ndaj dy shqiptarëve në Novi Sad

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi e ka dënuar sot rreptë sulmin ndaj dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad.
Siç njofton kurir i Beogradit, për shkak të rrethanave në të cilat gjendet, ka për të fluturuar për në Kazakistan, nuk do të mund të shkoj që nga sot për t’i vizituar ata në spitalin e Novi- Sadit.

Vuçiq ka shtuar se me të dëgjuar për lajmin, ka kërkuar nga Policia që urgjentisht ta zgjidhë rastin, të gjenden sa më parë autorët dhe ata të marrin dënimin e merituar.

“Sulmuesit e shqiptarëve duhet të gjenden”, ka thënë ai dhe ka shtuar se “më vjen keq që menjëherë pas këtij rasti më duhet të udhëtoj për në Kazakistan”, ka thënë ai duke shtuar se “shqiptarët e sulmuar ata janë shtetas të Serbisë”

Edhe prefekti i Novi Sadit Milosh Vuçeviq e ka dënuar këtë sulm.

Largohen nga qarkullimi 35 traktorë

Policia në Rajonin e Mitrovicës ka njoftuar se javë më parë ka filluar të zbatoj planin operativ “kontrolli i traktorëve dhe makinave bujqësore”.
Në njoftimin e policisë thuhet se ky plan ka filluar të zbatohet duke marrë parasysh rritjen e numrit të aksidenteve me pasoja fatale, veçanërisht dy rasteve të fundit në rajonin e Mitrovicës, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona.

Policia ka njoftuar se kontrolla të shtuara do të ketë në të gjitha rrugët, përfshirë edhe rrugët lokale. Sipas policisë, që nga fillimi i këtij plani janë shqiptuar 19 gjoba për drejtues të traktorëve dhe janë larguar nga qarkullimi 35 traktorë.

Policia në rajonin e Mitrovicës ka bërë apel tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti tek drejtuesit e traktorëve dhe makinave bujqësore, që të shtojnë kujdesin dhe vigjilencën gjatë qarkullimit të tyre, që makinat e tyre të jenë teknikisht në rregull, të respektojnë dhe t’iu përmbahen dispozitave ligjore, sinjalistikën rrugore, si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugëve.

Gordana Jankulloska dënohet me gjashtë vite burg për blerjen e “Mercedesit”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot është mbajtur seancë në të cilën është shqiptuar aktgjykimi kundër Gordana Jankulloskës për lëndën “Tanku”, e cila është gjykuar me procedurë të ndarë.

Gjykatësja gjatë leximit të aktgjykimit njoftoi se ish-ministrja e Punëve të Brendshme dënohet me gjashtë vite burg dhe do të detyrohet t’i paguajë harxhimet që janë bërë gjatë procesit gjyqësor në të cilin ajo është gjykuar.

Ish-minstrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska, në këtë lëndë e cila ka të bëjë me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” ka qenë e akuzuar së bashku me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-ndimësin e ministres në MPB, Gjoko Popovski.

Gruevski dhe Popovski më herët në këtë lëndë u dënuan me dy vite burg, gjegjësisht gjashtë vite.

Shpërthim me eksploziv në banesat e dy vëllezërve shqiptar

Një shpërthim eksplozivi është shënuar në orët e vona të kësaj të diele në dy banesa.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së lënv pas, në fshatin Larushk të Fushë-Krujës.

Në cepin e oborrit që lidh banesat e dy vëllezërve Besim Muça, dhe Ramazan Muça, është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, teksa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Si të dyshuar për ngjarjen apo që mund të kenë dijeni, 9 persona janë shoqëruar në polici.

Për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes grupi hetimor vijon hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Xhaferi: Nuk votova sepse nuk isha në listen e votimit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka uruar të gjithë qytetarët që kanë dalur sot në votime dhe kanë dhënë votën e tyre në këtë referendum për të ardhmen e vendit. Por ai ka konfirmuar se nuk ka votuar sot pasi që nuk ka gjetur veten në listën e votuesve.

“E vërtetë është se unë nuk kam votuar në vendlindjen time në Forinë, ku zakonisht në të gjitha ciklet zgjedhore kam votuar në të njejtin vendvotim. Shpresoj që ka qenë një lëshim teknik dhe e vlerësoj të tillë. Shpresoj që ka qenë një rast i ve[antë dhe si gabim teknik i bërë nga institucionet përgjegjëse”, theksoi Xhaferi, transmeton Televizioni Koha.

Ai shtoi se verdikti i votuesve do ti kalojë institucioneve të vendit që do të vendosin për vendimet e ardhshme.

Mickovski: Këtu jetojnë maqedonasit

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp tha se “emri është i madh, kjo është Maqedonia, secili nga ju tha se referendumi nuk kalon”.

Sipas tij Zaevi pësoi disfatë ndërsa Maqedonia fitoi, njofton Televizioni Koha.

“Është fakt se marrëveshja me Greqinë nuk fitoj mbështetjen, nga populli, i cili është pronar i shteti tregoi ndërgjegje” tha Mickoski duke thënë se qytetaret dhanë mesazhin e tyre përmes abstenimit apo bojkotimit te referendumit, tha Mickoski, përcjellë Televizioni Koha.

“Këtu jetojnë maqedonasit.Identiteti ynë është maqedonas, gjuha është maqedonase, pasardhësit tanë janë maqedonas dhe kështu edhe gjeneratat e ardhshme do të jenë maqedonas, andaj ju jam mirënjohës për këtë”, deklaroi Mickoski, transmeton Televizioni Koha.

Ai shtoi se populli është i forte dhe se nuk e kane ndaluar as thirrjet e drejtorëve as kërcënimet dhe maltretimet e qytetarëve.

Mickoski akuzoi “qendrat për thirrje” te qeverisë të dalin në votime, duke thënë se do të jepet përgjigje për secilin veprim.

Do të përgjigjen, sipas Mickoskit, edhe drejtorët edhe Kryetarët e Komunave për presionet që ju kanë bërë qytetarëve, ndërsa OBRM-PDUKM-ja mbetet në krah të popullit. /Tv Koha/

Sela:Ja kush është shkaktar për dështimin e referendumit

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në konferencë për shtyp pas përfundimit të referendumit tha se shkaktarë për referendumin për marrëveshjen me Greqinë është qeveria.

Ai u shpreh i kënaqur që numri i shqiptarëve që kanë votuar në referendum është i njëjtë me numrin e shqiptarëve në ciklet zgjedhore më të hershme.

“Ne si Aleancë për Shqiptarët që shqiptarët i janë përgjigjur pozitivisht anëtarësimit për NATO dhe BE. Është përafërsisht numër i barabart i shqiptarëve që votojnë në ciklet tjera zgjedhore. Bazuar në faktin që nuk u arrit censusi, nuk jemi të habitur, pasi kemi qenë të vetmit që kemi vlerësuar se referendumi është i panevojshëm. Sot është përgjigja më e mirë që Aleanca atëherë ka pasur të drejtë. Shpresojmë që situata politike do të jetë më e relaksuar”.

“Subjektet politike duhet ta arrijnë kompromisin në Kuvend, pasi rruga e Maqedonisë është drejt NATO-s dhe BE-së. Janë disa shkaqe për rezultatin e sotëm dhe gjithë këto shkaqe e kanë emëruesin e përbashkët – qeveria. Lista Zgjedhore është mes tjerash shkaktare për dështimin e referendumin. Gjithashtu edhe migrimi i popullsisë. Shkaktarë për dështim është edhe përkrahja e LSDM-së për BDI-në”, tha mes tjerash Sela.

Ndërsa në pyetjen e gazetarëve për zgjedhje të parakohshme parlamentare, ai tha se tani nuk është koha për zgjedhje.

Kasami: Sot votohet për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve tanë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami votoj në qytetin e Tetovës, ku nga aty dha mesazh se ky referendum ka të bëj me ardhmërinë e vendit dhe brezave që do lëmë pas nesh.

Kryetari Kasami gjithashtu theksoi se qytetarët e kanë fatin në duart e tyre dhe ata duhet të vendosin për ardhmerinë e vet, duke votuar “PËR” në këtë referendum.

“Sot ndryshe nga zgjedhjet e tjera nuk votohet për deputet apo për kryetar komunash por sot votohet për të ardhmen e vendit dhe fëmijëve tanë”, u shpreh para mediumeve lideri i BESËS, Bilall Kasami.

“Смрт за шиптари”, Huliganët sulmojnë një grua gjatë votimit në Shkup, policia i arrestoi

Një grup të rinjsh abuzuan me një grua që erdhi për të votuar në një vendvotim , pasi ndërhynin oficerë të policisë të cilët ishin caktuar në këtë vendvotim. Sulmuesit u përballën dhe u përleshën me policinë, pas së cilës erdhën përforcime dhe huliganët u arrestuan dhe u dërguan në një stacion policor, thanë dëshmitarët për Libertas, përchell TS.

Incidenti ka ndodhur në qendrën e votimit në Shkollën Fillore “Lazo Angelovski” në Shkup në lagjen “Novo Lisice”.

Njerëzit në grup thërrisnin “Vdekja për shqiptarët”.

Pas incidentit, shkolla ka një prani më të madhe të policisë dhe votimi shkon në rregull. /TS/

Tragjedi: Një shkupjan i ri gjendet i vdekur në një hotel

Dje në ora 19.48 në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore është paraqitur se në hotel në rrugën “Rruga e Kacanikut” ka një të vdekur, transmeton Almakos.

Nga kontrolli është konstatuar se bëhet fjalë për personin K.N.(23) nga Shkupi.

Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.

Është kryer kontroll në vendngjarje.

Komike: Stevçe Jakimovski bën ajvar në ditën kur vendoset e ardhmja e Maqedonisë

Ish kryetari i komunës së Karposhit Stevçe Jakimovski në menyrë ironike, sot ka plasuar fotografi në rrjete sociale duke bërë ajvar.

Sot siç dihet është ditë shumë e rëndesishme për gjithë qytetarët e Maqedonisë, sepse vendoset e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve në të, do të jemi pro perëndimit apo lindjes, shkruan Pa censurë.

Stevçe Jakimovski kohëve të fundit akuzohet nga Prokuroria për ndërtime të paligjshëm dhe për një sërë veprash tjera kriminale.

Aksident komunikacioni në Gostivar, raportohet një i vdekur (Foto)

Një i ri nga Gostivari raportohet të jetë i vdekur pas një aksidenti në komunikacion.

Sipas disa dëshmitarëve, 25-vjeçari H.A nga fshati Zdunjë të Gostivarit ka humbur jetën në vend ngjarje pas përplasjes me një traktor.

Policia ka dal në vendngjarje për të kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

MPB: Gjashtë incidente të reja gjatë votimit

MPB-ja informon se janë regjistruar gjashtë incidente të reja gjatë deklarimit për referendumin pas 13 incidenteve paraprake.

Pas denoncimit të marrë nga Komisioni komunal zgjedhor se në shkollën fillore “Koço Racin” në Shkup një vajzë e cila ka votuar me stilolaps në të cilin ka pasur kamerë, e ka fotografuar fletëvotimin ose të pranishmit në hapësirë, nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe merren masa për zbardhjen e rastit.

Pas denoncimit të marrë se në rrethinën e shkollës fillore “Pestaloci” në Shkup janë penguar qytetarët të cilët shkonin në votim dhe janë fotografuar, nëpunësit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas masave të marra është konfirmuar se bëhet fjalë për personin S.Ç. (28) nga Shkupi. Ajo është arrestuar në Stacionin policor Qendër për procedurë të mëtutjeshme.

Sipas MPB-së, pas denoncimit të marrë se në vendvotimin nr. 2664 në shkollën fillore “Kuzman Josifovski” në Shkup në orën 13:05 një person i panjohur ka fotografuar fletën e një personi tjetër, pas çka e ka braktisur vendvotimin. Janë marrë aktivitete dhe masa dhe në Stacionin policor Kisela Vodë janë thirr personat I.T. (28) dhe Gj.G. (63), të dy nga Shkupi.

Në orën 12:45 është denoncuar se në vendvotimin nr.2436 në f. Gërçev është ndërprerë votimi në periudhën nga ora 12:25 deri në orën 13:13 për shkak të mungesës së fletëvotimeve nga blloku.

Në vendvotimin nr.399 nga shkolla fillore “Ismail Qemali” në Gostivar është denoncuar se A.M. (72) nga Gostivari, pas realizimit të të drejtës së votimit, e ka shqyer fletëvotimin pas çka ka kërkuar një fletëvotim tjetër. Personi është arrestuar në Stacionin policor Gostivar për zbardhjen e rastit.

Në vendvotimin nr. 2447 në fshatin Laskarcë, I.P anëtar i organizatës joqeveritare ka denoncuar se është maltretuar dhe ka marrë kërcënime nga anëtarët e këshillit zgjedhor. Merren masa për zbardhjen e rastit.

Ndërron jetë edhe personi i dytë nga përleshja me armë në Shkup

Nga lëndimet nga përleshja që mbrëmë një orë pas mesnatës ndodhi në rrugën “Ruzvelltova” ndërroi jetë edhe një persona nga tre personat që ishin në automobilin “Seat Altea”.

Nga qendra urgjente vërtetuan se lëndimeve nuk iu ka shpëtuat 47-vjeçari i cili dy orë pas marrjes, gjegjësisht rreth orës 3 pas mesnate, nuk ju shpëtoi plagëve të rënda.

Më shumë detaje nga ngjarja e rëndë mbrëmë në Shkup

Mediat thonë se gjatë përleshjes së sontme në Shkup, i vrarë ka mbetur një person ndërsa dy persona të tjerë luftojnë për jetë.

Personi që ka mbetur i vrarë sipas dëshmitarëve është shqiptari N.A i vëllau i Xh.A i cili u vra në të njëjtën mënyrë vite më parë. N.A ka humbur jetë në vend ngjarje, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë dërguar në Urgjencë.

Dëshmitarët thonë se ka patur të shtëna nga dy automjete, të cilat kanë ndjekur njëra tjetrën.

Veturë xhip ka qëlluar në veturë e markës Seat.

Të shtënat mes dy automjeteve kanë filluar para zyrave të Prokurorisë Speciale dhe kanë përfunduar deri para kafiterisë Galeri që gjendet në rrugën Ruzvelltova, që shpie drejt Kopshtit Zoologjik në Shkup.

Policia është vënë në kërkim të gjuajtësve, presim informacione të detajuara nga policia.

Zhduket 22 vjeçarja nga Skenderaj, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

Një rast i zhdukjes është paraqitur sot në njërin prej stacioneve të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Bëhet fjalë për 22 vjeçaren Arbnora Dobra nga komuna e Skenderajt.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Mund të ju konfirmoj se sot me 28.09.2018 rreth orës 14:00 në Policinë e Kosovës është paraqitur ankuesi Mashkull/SH/K i cili raporton se viktima femër, me datën 27.09.2018 rreth orës 08:15, është larguar nga shtëpia”, ka thënë Hoxha.

Njësitë policore kanë iniciuar rastin dhe kanë filluar procedurat për hetime të mëtejme.

Familja Dobra, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Arbnorën./Telegrafi

SHOWBIZ

Blero: Po të mos ishte kënga “5”, nuk e di a...

Artisti, Blero është mjaft i pëlqyer nga publiku shqiptar. Ai deri më tani ka sjell një mori këngësh dhe bashkëpunime të ndryshme me artistë të...