28/03/2024
14.7 C
Tetovo
Ballina Blog

Bytyqi: Në disa sektorë do të aplikohet shtatë orë punë në ditë

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se në programin e LSDM-së për zgjedhjet parlamentare do të ketë ofertë për shtatë orë punë në ditë në sektorë të caktuar.

“Analizat janë drejt fundit dhe duhet të përfundojnë. Ne do të vendosim një javë pune prej shtatë orësh në ditë. Ose në vend të një jave pune 40-orëshe do të jetë 35 orë në sektorë të caktuar”, tha Bytyqi.

Njëkohësisht, zv. kryeministri thotë se punëtorëve nuk do të lejohet tu ulen pagat. Kështu, sipas Bytyqit, do të hapen vende pune shtesë dhe do të rritet produktiviteti i punëtorëve.

“Kjo bëhet për një sërë arsyesh, për shkak të cilësisë së jetës dhe kohës së lirë për familjen. Edhe në vitin 2020 as që e besonin se e diela do të ishte ditë jo pune dhe tani askush nuk flet për këtë, sepse është pranuar si normale”, shtoi Bytyqi.

Bytyqi tha se kjo kohë pune do të aplikohet fillimisht për tre sektorë, pa përmendur se cilët, por shtoi se kjo kohë pune në këto aktivitete tashmë është futur në disa vende të BE-së.

Unioni i Romëve edhe zyrtarisht sot bëhet pjesë e “Frontit Europian”

Zgjërimi i Frontit Evropian do të vazhdojë edhe sot. Siç kanë paralajmëruar nga BDI-ja, pjesë e këtij fronti të zgjëruar do të bëhet edhe “Unioni i Romëve”.

Marrëveshja zyrtare do të nënshkruhet sot në ora 15:00 në Mevce Palas Restoran.

Kujtojmë, dje pjesë e Frontit Europian u bë Partia Demokratike Turke. Para sajë pjesë e “Frontit” u bënë, Lëvizja Populli e Skender Rexhepit, Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës dhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit.

“Frontit Europian”, pritet ti bashkohet edhe Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës dhe marrëveshja pritet të mbyllet këtë javë.

Mot i ndryshueshëm me vranësira me shi të përkohshëm, bubullima dhe erë

Moti sot paradite do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, lokalisht të rrëmbyeshme, të shoqëruara me paraqitje të bubullimave të rralla. Pasdite vranësirat do të ulen dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, ndërsa në disa vende erë e fuqishme (60 km/h) nga drejtimi jugperëndimor, njoftoi DPHM.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 12, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 16 deri 23 gradë.

Në Shkup paradite mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të shiut, në disa pjesë të luginave me kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Pasdite vranësirat do të ulen dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa pjesë të luginave erë e fuqishme e përkohshme nga drejtimi jugperëndimor.

Temperatura minimale do të bie deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 22 gradë.

Nga e premtja vijon periudhë e motit të qëndrueshëm, me diell dhe i ngrohtë me rritje të temperaturës.

Bastisje për vrasjen e mjekut në Shkup – arrestohet dy persona

Policia ka realizuar bastisje sot në Shkup, për vrasjen e mjekut ditë më parë afër Poliklinikës në “Hekuranë” në Shkup, përcjell TV21.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në podkastin “Pretres”(Bastisje), njoftoi se tashmë janë arrestuar edhe dy persona.

“Po bëhet bastisje në një lokacion. Kemi persona të dyshuar për vrasjen, kemi dëshmi materiale dhe dy persona janë arrestuar dhe shpresoj se në kohë sa më të shkurtër të mund të dalim me detaje për këtë pjesë të hetimeve”, tha Toshkovski, ministër teknik.

Ai shtoi se sipas të dhënave të para, motivi i vrasjes ndërlidhet me profesionin.

Shkollat fillore në Tetovës pa salla sportive

Rreth shtatë shkolla fillore në komunën e Tetovës nga gjithsej 12 sa janë nuk kanë salla sporti.Ndërsa nga shkollat e mesme vetëm Gjimnazi 7 marsi nuk ka sallë sporti. Kështu thonë nga sektori për arsim në komunën e Tetovës, prej nga bëjnë të ditur se shkollat fillore që nuk kanë salla sporti janë në pjesën qendrore të Tetovës. Bëhet fjalë për shkollën fillore Migjeni, shkollën fillore Liria, shkollën fillore Istikball, shkollën fillore Kirili dhe Metodi, shkollën fillore Naim Frashëri, shkollën fillore në fshatin Sellcë dhe Shkolla në fshatin Reçicë të Vogël Besa.Aplikimi është bërë në Ministrinë e arsimit dhe Shkencës por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje, thonë nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës. Deri më tani nuk ka asnjë lloj përgjigje nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës se kur do të miratohen kërkesat për ndërtimin e sallave të sportit.“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Agjencionin për Rini dhe Sport, vit për viti hapin thirrje për aplikim për ndërtimin e sallave në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Zakonisht thirrja hapet në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave sportive ku selektimi bëhet nga ana e tyre. Nuk e di se në çfarë mënyre bëhet selektimi, neve si komunë kemi bërë aplikim për gjashtë shkollat pra për ndërtimin e sallave të sportit.Baza e aplikimi është vetëm fleta e pronësisë, ku ata kanë dy lloje projektesh, njëra është sallë me tribunë dhe tjetra është pa tribunë”, deklaroi Valedin Ademi, udhëheqës I Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës.Nga komuna e Tetovës njoftuan se sa I përket sallës sportive në Gjimnazin e Tetovës janë siguruar mjetet dhe punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e së njejtës. Në ndërkohë, pyetje dërguam edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës lidhur me mungesën e sallave sportive në shkollat fillore të Tetovës, por ende nuk ka përgjigje.TV KOHA

Toshkovski: Jam i shqetësuar për procesin zgjedhor në njësinë numër 6

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski thotë se është jashtëzakonisht i shqetësuar për njësinë zgjedhore numër gjashtë, gjegjësisht siç tha, në Tetovë, Gostivar, Bërvenicë dhe rrethinën e këtyre vendeve.

Sipas tij, alarmante është fakti se qeveria nuk lejon të bëhen ndryshime të njeriut të parët të policisë në qytetet që përfshinë njësinë zgjedhore numë gjashtë.

“Nuk kanë lejuar të bëhet një ndryshim në sistemim, i cili do të mundësonte emërimin e një shefi nga ana ime, si dhe një shef shtesë nga ana e ministrit shtesë. Ai është dashur të garantojë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik në territorin e Tetovës, Gostivarit, Bërvenicës etj”, tha Toshkovski.

Pikërisht për njësinë zgjedhore numër gjashtë në referendum ishte vendosur rekordi botëror ku në çdo kuti në një qendër votimi hidhej një fletë votimi çdo 2 sekonda.

LSDM: U krijua “Koalicion për të Ardhmen Evropiane”, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme pro-evropiane

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçeski së bashku me partnerët e koalicionit ka nënshkruar marrëveshjen me të cilën formohet koalicioni parazgjedhor “Koalicioni për të Ardhmen Evropiane”.

Koalicioni u nënshkrua nga LSDM, PESD, LSDP, Partia për Lëvizjen e Turqve, Partia e Pensionerëve, RDM, OBRM-Popullore, Lidhja Demokratike e Vllehëve në Maqedoni, POEN, Lidhja e Romëve në Maqedoni, “E Djathta”, Partia për Prosperitet Demokratik të Romëve, SDA dhe Lidhja e Re Republikane.

Nga LSDM thonë se “Koalicioni për të ardhmen evropiane” tërësisht është e përkushtuar për rrugën evropiane dhe ka plan të qartë për një standard evropian.

Nga atje shtojnë se koalicioni përkushtohet për një jetë më të mirë për qytetarët, rritje ekonomike dhe zhvillim nëpërmes investimeve të huaja kapitale direkte dhe përmes kompanive vendore.

Mashtrohet 73-vjeçari në sheshin “Maqedonia” në Shkup, dy persona i marrin 800 euro në këmbim i japin diamant, më vonë e kupton se ishin bizhuteri

Me datë 26.03.2024 në ora 14:30 në SPB Kumanovë, një 73 vjeçar nga Kumanova ka raportuar se në sheshin “Maqedonia” në Shkup është mashtruar nga dy persona për shumën prej 800 euro.

Sipas kallëzimit, personat i kanë thënë se kanë pasur një aksident trafiku dhe se paratë u duheshin për të shkuar te mjeku dhe në këmbim do t’i jepnin diamante dhe pasi të mbaronin do të ktheheshin dhe do i jepnin paratë.

Ai ka swaruar ua dha paratë dhe ata i dhanë bizhuteri që më vonë përcaktoi se ishin bizhuteri kostumesh. Gjithashtu, sipas kallëzimit, personat nuk janë kthyer, pas çka ka kuptuar se është mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Shqiptarët u shkarkuan që ditën e parë, por Angellov a do të mund ti shpëtojë Qeveris nga shkarkimi?!

Sa herë që bëhej ndonjë defekt në ura, Stojançe Angellov, drejtor në Qendrën për Menaxhim me kriza menjëherë dilte në vendin e ngjarjes. Para katër muajve doli te ura në Vizbeg dhe pastroi gurët, e nuk la pa vizituar edhe personat që u sulmuan nga arushat.

,Por kjo “aventurë” në QMK pritet të mbarojë, pasi me gjasa do të shkarkohet për shkak se dha dorëheqje nga koalicioni me LSDM-ja për të kaluar në VMRO-DPMNE. Përpara mediave tha se ka raport të mirë më kryeministrin teknik Talat Xhaferi dhe se do ta respektojë çdo vendim që del nga Qeveria.

“Për hir të së vërtetës mbrëmë KM Talat Xhaferi, dje pasdite mu paraqit në telefon, folëm dhe më informoi për qëllimin e tij se do të ngre iniciativë për shkarkimin tim. Unë këtë e pranoj dhe nuk do të kundërshtoj bëhet fjalë për një hap politik, marr parasysh se po e lëshojmë koalicionin qeverisës. Nëse qeveria e pranon propozimin e Xhaferit se duhet të dorëzohem, unë pa kundërshtim do ta pranoj vendimin”, tha Stojançe Angellov – drejtor i QMK-së.

Por nëse e shkarkojnë nga pozita drejtor i QMK për çfarë do t’i vijë keq?

“Për asgjë nuk më vjen keq, sepse kuptohet se në momente të bukura kur isha drejtor në QMK kishte shumë stres dhe punë sepse nuk pashë ditë të bardhë. Për fat të keq të gjitha punët e pakëndshme dhe fatkeqësi ndodhnin përgjatë vikendit ose orët e pasditës”, pohoi Stojançe Angellov – drejtor i QMK-së.

Nga Qeveria për TV21 konfirmojnë se Qeveria ka vendosur që në seancën e radhës të sjellë vendim lidhur me shkarkimin e Angellovit.

Ndërkaq kështu nuk u shpreh në Facebook duke komentuar disa tituj të portaleve se “një komandant i UÇK-së do ta shkarkojë një gjeneral të forcave të sigurisë”. Ai ka theksuar se sado që nuk i pëlqen dikujt, përfshirë edhe atë vetë, është fakt i pamohueshëm se ish-komandant Forina nga UÇK-ja është sot kryetar legjitim i Qeverisë së Maqedonisë.

Ndryshe Talat Xhaferi më herët shkarkoi dy ministrat Azir Aliun dhe Fatmir Mexhitin, për shkak se u rreshtuan në opozitë.

Mickoski për partitë që dalin nga pushteti: Kemi marrëveshje parimore për paraqitje në zgjedhjet parlamentare, në bazë të së cilës do të funnksionojmë si qeveri e ardhshme

Kemi marrëveshje të përbashkët parimore për paraqitje në zgjedhjet parlamentare dhe presim më tej, në bazë të kësaj marrëveshjeje, të funksionojmë si qeveri e ardhshme, tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke e komentuar kalimin e disa nga partnerët e deritanishëm qeveritarë në opozitë.

Ai përmendi se nuk mund në emër të tyre të thotë se pse kanë vedosur për hap të tillë, edhe pse, siç tha, do të donte që shkaku për këtë “të jetë programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së”.

“Këtë pyetje duhet t’ua parashtorni atyre, nuk mund në emër të tyre të përgjigjem. Ne kemi marrëveshje parimore për paraqitje në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presim që në të ardhmen, në bazë të kësaj marrëveshjeje, të funksionojë qeveria e ardhshme. Rreth motivit dhe shkakut, do të doja të ishte programi i ynë zgjedhor”, tha mes tjerash Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me udhëheqësinë në Odën eekonomike të Maqedonisë.

Sipas tij, koalicionimi i BDI-së me parti tjera politike, “do të jetë një manovër e pasuksesshme politike”.

“BDI-ja duhet të japë përgjigje pse e bën këtë. Nëse më pyesni mua, mendoj se po tentopjnë të bëjnë manovër të hapësirës politike, me çka do të zbusin humbjen në zgjedhjet e ardhshme nga ana e opozitës së konsoliduar, thënë kushtimisht, shqiptare. Nuk mendoj se ky hap do të jetë i suksesshëm, duke marrë parasysh personat që iu bashkuan atij koaliconi, por koha dhe votuesit do të japin përgjigje për këto dilema”, tha Mickoski.