24/04/2024
14.6 C
Tetovo
Ballina Blog

Mbyllet vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës

Raportohet se tashmë është mbyllur vendvotimi 1075 në Gjimnazin e Kumanovës, asnjë votë nuk u realizua për shkak të prishjes se pajisjes biometrike.
Nuk ka funksionu bateria, kryetari e ka thirr KSHZ me rregullu, kane ardhë po prap nuk ka funskionu. Dhe si e tillë kanë marrë vendim se do ta mbyllin, Nga ora 07:00 e deri tash është hapur por nuk ka funksionuar, pra nuk është leju me votu”, thanë nga vendvotimi.Alsat.mk/

Deklaratë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski

Pas votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vendvotimin në SHF “Dimo Haxhi Dimov” në Komunën e Karposhit Mickoski theksoi se e tërë fuqia është në duar të qytetarëve.

Sipas tij, sa më i madh nimri i atyre të cilët votojnë, siç tha, ndryshimet do të jenë më të fuqishme.

“Prandaj bëj thirrje për dalje masive, qytetarët të dalin dhe të votojnë dhe bashkarisht ta caktojmë trajektoren nëpër të cilën do të lëvizim”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së Mickoski.

Gashi: Sot qytetarët do ta thonë fjalën e tyre

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka votuar në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoninë e Veriut. Ai së bashku me gruan e tij votoj në lagjen Hasanbeg në Shkup.

“Sot është dita e zgjedhjeve, është momenti i qytetarëve që ta thonë fjalën e tyre. . Unë i ftoj të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyredhe të dalin të votojnë”, ka thënë Gashi.

Voton Bujar Osmani: Zgjedhjet janë vendimtare për të ardhmen e vendit

“Unë pres që të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të votojnë, për shkak se këto zgjedhje janë vendimtare. Sot do të vendoset për integrimin ose izolimin. Pres zgjedhje të lira, demokratike, qytetarët të dalin sa më shumë. Të votojnë për të ardhmen. Unë besoj në fitore të madhe këtë ditë”, u shpreh Osmani.

“Uroj zgjedhje të lira dhe demokratike. Inkurajoj qytetarët që të dalin në votime. Unë mendoj se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, janë vendimtare për të ardhmen e vendit tonë. Sot shpresoj fillimisht, zgjedhjet do të kalojnë në rang më të mirë”, theksoi ndër të tjera Bujar Osmani.

Izet Mexhiti e realizoi të drejtën e votës

“Sot kohë e bukur dhe me diell. Kjo kohë e mirë na fton të votojmë njeriun pozitiv, doktorin e pakorruptuar, Arben Taravarin. Demokraci do të thotë NDRYSHIM përmes VOTËS. E ndryshimi është te numri 6”, ka thënë Mexhiti.

Deklaratë e kandidatit presidencial Stevo Pendarovski

Pasi që votoi në vendvotimin e tij, Pendarovski deklaroi se pret ditë të qetë zgjedhore.

“Sot pres ditë të qetë zgjedhore, rreth të qetë, të parë zgjedhor. Kuptohet, ashtu pres të jetë edhe më 8 maj, kur do të kemi zgjehdje parlamentare dhe rrethz të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Kjo është jashtëzakonisht me rëndësi, jo aq për karrierat individuale të secilit prej nesh, kandidatëve në këto zgjedhje presidenciale, por është jashtëzakonisht me rëndësi për tër. shtetin sepse një shtet i cili negocion me BE-në nuk guxon t’i lejojë vetes proces të keq zgjedhor”, theksoi Pendarovski.

Sipas tij, shteti si i pavarur tashmë mbi 30 vite, ka kaluar shumë cikle zgjedhore.

“Shpresoj, si herën e kaluar, ashtu edhe tani, se votimi do të jetë me ruajtje të standardeve më të larta evropiane dhe ndërkombëtare”, tha Pendarovski.

Deklaratë e kryetarit të Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela

 Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela sot e realizoi të drejtën e vet të votës në rrethin e parë të zgjehdjeve presidenciale në shkollën fillore në fshatin e Strugës, Livadhi.

“Pritshmëritë tona janë që do të fitojë kandidati të cilin ne e përkrahim dhe më e rëndësishme sesa kjo fitore është fitorja e konceptit dhe idesë që paraqet ky koalicion. Duhet të jetë fitorja e idesë së zgjedhjes së presidentit në Parlament, ashtu siç ka edhe modelin, Maqedonia është demokraci parlamentare. Na pret një betejë mbrapa që të arrijmë që presidenti të zgjidhet në Parlament me votat e deputetëve, me parimin e Badenterit dhe me shumicën e dy të tretave”, deklaroi Sela pas votimit.

Konkludoi se atmosfera në vendvotimin në Livadhi është demorkatike.“Çdoherë në këtë vendvotim në Livadhi ajo atmosferë ka ekzistuar dhe do të ekzistojë”, tha Sela.

 

Votoi Kryetari i PDSH-Menduh Thaçi. Ja mesazhi i tij

Sot kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi pasi që votoi, para mediave deklaroi:

“Kam besim se këto zgjedhje do të kalojnë mirë, të qeta të rregullta dhe demokratike. Besoj se do të plotësojmë edhe një kusht që është shumë i rëndësishëm për integrimin në Bashkimin Europian dhe shoqërinë e përparuar, besoj në një rezultat shumë të mirë të formacionit tonë politik, kështu që mendoj se është mirë që të gjithë të investojmë që sa më shumë të dalin në këto zgjedhje”, deklaroi kryetari Thaçi.

Deri ora 15:00 dalja në zgjedhjet presidenciale në RMV është 34.96 % kurse në Tetovë 32.80%

Jehona e votuesve në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, deri në ora 15:00, sipas të dhënave të përpunuara deri më tani të KSHZ-së për rajonin e Tetovës dhe Gostivarit me rrethinë ;

TETOVË  32.80%   prej numrit të përgjithshëm 86.405   kanë votuar      26.840 votues

GOSTIVAR 25.41%  prej numrit të përgjithshëm    81.517  kanë votuar  20.687 votues

BOGOVINË 22.07% prej numrit të përgjithshëm      28.583  kanë votuar    6.305 votues

BËRVENIC  27.48%  prej numrit të përgjithshëm     15.898  kanë votuar    4.366 votues

VRAPÇISHT 10.35 %  prej numrit të përgjithshëm   26.778  kanë votuar     2.769 votues

ZHELINË   20.22 %  prej numrit të përgjithshëm   25.132   kanë votuar     5.079 votues

JEGUNOVC  29.43 %  prej numrit të përgjithshëm   10.007  kanë votuar  2.943 votues

TEARCË    27.62 %  prej numrit të përgjithshëm   22.421  kanë votuar   6.191  votues

Kurse në gjithë teritorin e Republikës së Maqedonis së Veriut deri ora 15.00 dalja e votuesve është 34.96 % prej numrit të përgjithshëm  1.814.317 votues,  kanë votuar   566.073 votues. Të dhënat e publikuara janë marur nga faqja krzesore e KSHZ-së .

Votoi kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe lideri i Lëvizjes BESA. Ja mesazhi i tij

Lideri i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sot votoi në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Sot, si të gjithë shqiptarët që e duan ndryshimin, shpreha të drejtën e votës.
Ndryshimi që VLEN po vjen. Andaj ju ftojë të gjithëve që të dilni e të votoni, që të jeni pjesë e ndryshimit që të gjithë e presim me padurim,”deklaroi Kasami.