20/04/2024
9.4 C
Tetovo
Ballina Blog

Revizioni thekson se janë hasur shkelje të shumta financiare në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pjeçinoviq”

Komuna e Tetovës ka shpalosur raportin e revizionit i brendshëm për gjimnazin e Tetovës, “Kiril Pjeçinoviq” ku siç theksohet janë hasur shkelje të shumta financiare, sidomos te transporti i nxënësve. Sipas raportit edhe përkundër kontraktimit të shumës ditore prej 3354 denarëve, kompania ka faturuar dyqind për qind harxhime. Për tre muaj, janë faturuar afër 500.000 denarë.

“Revizioni ka konstatuar se njëra nga kompanitë për transportin e nxënësve, vetëm për një ditë ka faturuar 8.476,00 denarë për transportin e nxënësve, kurse shuma ditore e kontraktuar ka qenë 3.454,00 den. Me këtë kuptohet se ish drejtoresha Llalla i ka mundësuar këtij transportuesi që në ditë të marrë 5.022,00 denarë më tepër. Thënë më qartë, për tre muaj, kjo kompani ka faturuar mbi 411.804,00 den më tepër. Shkelje janë konstatuar edhe në procesin e furnizimit me naftë për ngrohje”, tha Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Sipas sektorit për veprimtari publike në Komunën e Tetovës, rasti është denoncuar edhe në prokurori.

“Patjetër që komuna e Tetovës do respektoj çdo vendim që do merret nga organet kompetente, dhe nëse do kemi akt të tillë patjetër se do marrim veprim për prishje të kontratës nëse këtë e konstatojnë organet kompetente”, tha Nazmi Dauti, shef i Sektorit për veprimtari Publike – komuna e Tetovës.

Nga komuna e Tetovës thonë se shkaku i këtyre shkeljeve por edhe vonesave të pagesave nga ana e Ministrisë së Arsimit, shkolla është zhytur në borxhe të majme./Alsat.mk

Bojmacaliev: Mbi 100 mijë qytetarë presin dokumentet e tyre personale, afati ligjor është shkelur

Zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev, i pyetur për vonesën e dhënies së dokumenteve personale, ka shpjeguar se me ardhjen e qeverisë teknike, ministri ka bërë disa reforma, të njohura vetëm për të për disa arsye personale, të cilat nuk sollën asnjë rezultat.

Bojmacaliev tha se para ardhjes së qeverisë së përkohshme, të gjithë qytetarët kishin marrë dokumentet e tyre personale brenda 15 ditëve. Megjithatë, situata ka ndryshuar pas reformave të ndërmarra, duke çuar në vonesa të mëdha në dhënien e dokumenteve.

“Por fatmirësisht qeveria teknike do të përfundojë së shpejti, ndaj do të kthejmë në rrugën e duhur shërbimet administrative, qytetarët do të fotografohen dhe do të shërbehen në 15 ditë për të marrë dokumentet e tyre. E kam thënë që nga dita e parë, por nuk u kuptua se nuk bëhet fjalë vetëm për t’i fotografuar qytetarët, për t’u marrë paratë, por për të mos u dhënë pasaportat. Qytetarët kanë pritur diku për dy muaj e gjysmë për dokumente të caktuara për të cilat kanë paguar dhe janë fotografuar”, ka theksuar zëvendësministri shtesë Bojmacaliev

Osmani: Do ta kthejmë bashkëjetesën ndëretnike

0

Kandidati i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani para banorëve të Vrapçishtit kërkoi mbështetjen e qytetarëve që vendi të mund të vazhdojë rrugën evropiane, që këtë vit të bëhen ndryshimet kushtetuese, të hapen kapitujt dhe të mundësohet anëtarësi.

“Do të mundësojmë integrim në BE për 5 vite me të gjitha standardet dhe kushtet që I ofron BE. Do ta kthejmë bashkëjetesën etnike, këtë bukuri që e kemi sot këtu dhe që e shoh unë në çdo tubim të frontit evropian dhe do e kthejmë zhvillimin ekonomik, standardin jetësorë, do i kthejmë fëmijët tanë që kanë ikur, do e ndalim ankthin e çdo nëne, se a do i ik fëmiu apo jo”, tha Bujar Osmani, Kandidat për president./Alsat.

Kasami: Funksionarët e BDI-së në Listën e Zezë të SHBA-së, shkak për përçarje në Frontin Europian

Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në “Euronews Albania” deklaroi se në Frontin Europain ka shumë tensione dhe përçarje, për çka shpreson që të mos eskalojnë në incidente më të mëdha. Ai theksoi se shembull i gjendjes së tensionuar në Frontin Europian janë edhe incidenet dhe reagimet e bartësve të tyre në Njesinë e 5-të zgjedhore.

“Para disa ditëve u dështoi një tubim në Strugë, ku pastaj doli edhe reagimi i njërit nga bartësit e Zonës 5, pra njëri nga bartësit e Frontit Evropian, ku siç duket ka pasur tensione në mes të grupit të tij dhe grupit të kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Pra, kjo garë besoj të përfundojë pa ndonjë incident më serioz, sepse ne si koalicion opozitar, si VLEN, nuk jemi të interesuar që të ketë tensione, për shkak se vlerësojmë se votuesit tani janë votues familjar të cilët duan një ambient të qetë politik për të dalë me familjet e tyre për të votuar për ndryshimin të cilin e presin”, ka thënë Kasami.
Kreu i Lëvizjes BESA tha se listat e koalicionit VLEN janë të pastra dhe nuk ka persona që janë të shkruar në Listën e Zetë të SHBA-së.

“Ne jemi shumë të sigurt dhe po e themi shumë hapur se nuk ka dhe nuk do të tolerojmë një person i tillë të jetë pjesë e Koalicionit VLEN, apo të jetë në listat e Koalicionit VLEN. Ne kemi qenë të kujdesshëm në përpilimin e listave për deputet që në asnjë moment të mos kemi asnjë person me biografi të dyshimtë dhe që të jemi me lista të pastra, gjë që nuk ndodh në anën tjetër. Atë që përmenda më herët, në Strugë edhe pse BDI kishte deklaruar se ishte e distancuar nga kryetari i Komunës së Strugës, ai është pjesë aktive e kampanjës së BDI në Zonën 5 dhe kjo në fakt po ju sjell tensione dhe po i rikthen konfliktet e së kaluarës në mes të ASH dhe BDI-së dhe BDI ka pjesë të strukturave të saj persona nongrata, ka persona që në të asrdhmen të jenë nëpër këto lista të zeza”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai foli edhe për euforinë që është krijuar në mbështetje të Koalicionit VLEN në të gjitha vendbanimet shqiptare, ku theksoi se qytetarët si asnjëherë më parë rreshtohen rreth VLEN-it dhe presin të vijë ndryshimi.

SASHK reagon ndaj vendimit të MASH-it për ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit

Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të mbajtur ditët e punës së 24 prillit dhe 8 majit, të cilat janë shpallur “jo pune” për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

Kryetari i SASHK, Jakim Nedelkov, ka kërkuar që ministri Jeton Shaqiri të tërheqë menjëherë letrën e dërguar shkollave që i detyron të punojnë në këto ditë të shpallura “jo pune” nga Qeveria.

“Që kur ditët jopune bëhen punë brenda natës?” – tha Nedelkov. Ai gjithashtu shtoi se kjo vendim iu ngjan diskriminues punonjësve të shkollave fillore, duke theksuar se ata janë të vetmit në sektorin publik dhe privat që duhet të punojnë në këto ditë të caktuara si “jo pune”.

Nedelkov gjithashtu kritikoi faktin që vitet e tjera shkollore kanë përfunduar me më pak se 180 ditë pune, duke theksuar se ka pasur raste kur Ministria e Arsimit ka pranuar këtë praktikë. Kjo, sipas tij, e bën vendimin aktual të Ministrisë së Arsimit të padrejtë dhe të papranueshëm.

SASHK ka bërë thirrje për respektimin e të drejtave të punonjësve në arsim dhe kërkon një rishikim të vendimit të Ministrisë së Arsimit në përputhje me kërkesat dhe interesat e tyre. /Telegrafi/

Ndërroi jetë Jonuz Jakupi nga Kumanova, njeriu që ka vepruar për çështjen kombëtare

Sot, në moshën 76 vjeçare ndërroi jetë Jonuz Jakupi nga Kumanova. Kur folët për çështjen kombërare, sakrificën, ilegalen, pavarësiane Kosoves, lufta e 2001, UÇK etj nuk ka mundësi që mos të asocojnë me Jonuz Jakupin. Ai shquhet si një njeri i cili ka vepruar cështjen kombëtare. Veprimtaria e tij filloi qysh herët ne Maqedoni dhe duke vazhduar në Zvicër largë familjes së tij. Vyrtytet e tij kanë qenë guximi, sinqeriteti dhe sakrifikimi për të mirën e popullit të tij. Ëndërra e tij ishte që shqiptarët të mos diskriminohen por të jenë të barabarte me bashkëqytetarët e tjere, që të shkollohen në gjuhën e tyre, të përfshihen në të gjithë institucionet por mbi të gjitha të jenë të lirë.
Pas çdo ndjeje me të, nuk kishte njeri që nga ajo ndejë të mos dilte më i guximshëm dhe më me shpresë dhe duke reflektuar për vështirësitë me të cilët është ballafaquar që ne sot të jemi të lirë dhe té barabartë.

Jonuz Jakupi ka lënë mbrapa një djalë dhe tri vajza.

Të qoftë dheu i lehtë i kësaj toke që aq shumë e deshte.

Falja e namazit të xhenazes bëhet me namazin e drekës tek Xhamia e qytetit Sinan Tatar Pasha.

KSHZ: Akreditohen 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj për zgjedhjet presidenciale

Gjithsej 942 vëzhgues, gazetarë dhe përkthyes të huaj janë të akredituar për të monitoruar zgjedhjet presidenciale të 24 prillit.

Siç njoftohet në ueb faqen e KSHZ-së, deri më 19 prill janë akredituar 342 vëzhgues dhe përkthyes vendas dhe 568 të huaj, nga të cilët më të shumtët janë nga OSBE/ODIHR.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të monitorohen nga mbi 2000 vëzhgues vendas dhe të huaj.

Zgjedhjet për kreun e shtetit do të ndiqen nga 32 gazetarë të huaj, mes të cilëve ata të agjencive Reuters dhe France Press, si dhe media të shumta nga vendet fqinje.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Taravari nga Berlini: Diaspora din të sensibilizohet për ndryshim, asnjë proces i rëndësishëm për vendin nuk është bërë pa ta

Qindra bashkëqytetarë mirëpritën mbrëmë kandidatin për president, Arben Taravarin si shenjë përkrahjeje dhe mbështetjeje për ndryshimin që premton koalicioni VLEN.

E pikërisht duke parë vullnetin për ndryshim, Taravari nga ky tubim qendror Taravari theksoi se asnjë proces politik nuk është bërë pa diasporën sepse ata dinë të sensibilizohen për të bërë ndryshimin. Prandaj sipas tij nuk ka asnjë dyshim se kjo do të dëshmohet edhe më 24 Prill dhe 8 Maj.

“Nuk ka pasur proces të rëndësishëm të Maqedonisë së Veriut që është bërë pa diasporën, duke u nisur nga lëvizja e parë politike. Universiteti i Tetovës, ishte projekt i pamundur pa përkrahjen e diasporës, gjithashtu deri tek vendosja e kësaj partie që tani është në pushtet, sikur që tani jeni të përkushtuar nga diaspora për ta ndryshuar këtë parti. Dy herë kam garuar në Gostivar dhe ka ardhur një numër i konsideruar i mërgimtarëve. Ata sensibilizojnë popullatën dhe tregojnë se sa është e rëndësishme të votohet për t’u bërë ndryshimi. U bashkuam edhe ne tani e bëmë punën tonë, ju vazhdoni ta bëni punën tuaj, votonin rotacionin politik që duhet të ndodhë në Maqedoni të Veriut. Në këtë mënyrë ne të mundësojmë që një pjesë të kthehet të jetojnë në Maqedoni të Veiut. Ju mund të komunikoni me plot njerëz, të kërkoni që më 24 prill të na përkrahin, sepse 24 prilli do të jetë çelësi i fitores së madhe parlamentare më 8 maj”- theksoi Taravari në tubimin qendror me mërgatën në Berlin.

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

Të punësuarit e parkut kombëtar “Mali Sharr” për një javë janë trajnuar nga një ekip amerikan se si duhet të përballen me zjarret në pyje. Sipas drejtorit të parkut kombëtar vetëm për një muaj në malin Sharr janë djegë mbi 400 hektarë, ndërsa për katër ditë 220 hektarë pyje edhe kullota.

Tash më të punësuarit e parkut kombëtar nacional mali Sharr kanë marrë një trajnim nga një ekip, nga këto shërbime morëm orientime se si të ballafaqohemi me zjarre që muajin e fundit kanë qenë aktive në mali Sharr ku janë djegur 400 hektarë dhe në rastin e fundit në Sellcë janë djegë 220 hektarë ku për katër ditë kanë sjell shumë dëme në biodiversitet, në atë që quhet natyrë, janë djegur pyje të niveli të lartë, të ulëta livadhe, shkurre të ndryshme dhe të mos flasim për botë të egër dhe insekte të caktuara”, është shprehur Ibrahim Dehari, drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

 Koalicioni VLEN do të qëndroj në Berlin të Gjermanisë dhe në Cyrih të Zvicrës këto ditë për të takuar mërgatën në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare me 24 prill dhe 8 maj.