Home / Lajme / Maqedoni / Pluhuri mbulon Tetovën (VIDEO)
Pluhuri mbulon Tetoven     (VIDEO)

Pluhuri mbulon Tetovën (VIDEO)

Tetovë, 31 Maj – Ditëve të fundit në qytetin e Tetovës po vërehet një fenomen jo i zakonshëm.

Shirat që rreshën ditëve të fundit ishin me ngjyrë të kuqe dhe me përmbajtje pluhuri, gjë kjo e cila më së miri mundë të vërehet tek makinat të cilat edhe pse lahen për çdo ditë, të njëjtat vazhdojnë të mbajnë pluhur me të madhe. Ky problem përveç që ka krijuar telashe tek pronarët e makinave – ndërsa ka shtuar punën e lavazheve, krijon edhe huti tek njerëzit. Çndodh me fenomenin e pluhurit në Tetovë, I njejti vjen si pasojë e ndonjë ndotësi të pa identifikuar, apo papastërtisë që krijohet si pasojë e pluhurit të ndërtimeve të mëdha që ndodhin në qytetin tonë, mbetjet e të cilave, hidhen në dalje të qytetit, raporton Tv Koha.
Por ky nuk është shqetësimi i vetëm, sepse kemi të bëjmë vetëm me çështje material. Shqetësimi më I madh tek banorët e Tetovës është ai shëndetësorë. Sipas të dhënave të kohëve të fundit nga qendra klinik e e Tetovës, për mbi dhjetë për qind është rritur numri I personave me sëmundje të traktit respirator, dhe vështirësime tek frymëmarja. Kjo me siguri se vjen nga ndryshimet e herë pas herëshme klimatike – por edhe nga ndotja e ajrit që thithim I cili përveç dioksid karbonit që lëshohet me të madhe nga makinat e shumta në qytet, tanimë I është shtuar edhe pluhuri, njofton Tv Koha.

Edhe pse fenomeni vazhdon të përsëritet me ditë të tëra, asnjë nga institucionet përgjegjëse, nuk del me ndonjë komunikatë se çndodh me këtë pluhur të madh dhe me shirat e pa zakonta që rreshin.
Mos ndoshta duhet të paraqitet ndonjë epidemi, e pastaj të reagojnë institucionet – siç është bërë farsë viteve të fundit në shtetin tonë.
Por neglizhencë sa I përket kësaj dikurie shënohet edhe nga Komuna e Tetovës. Të njëjtët, edhe pse ditëve të fundit kanë filluar ti pastrojnë rrugët gjatë natës, megjithatë nuk kujdeset me pluhurin që del nga ndërtimet dhe masat e sigurisë që duhet ndërmarrë për të mos ndodhur kjo gjë. ( Tv Koha )

Por shpresat e Tetovarëve, pas preskonferencës së sotme të njeriut të parë të Komunës, si duket janë vobektësuar pak, sepse edhe përkundër krizës që mbretëron në vendin tonë, dhe pakujdesisë ndaj fenomenit që përmendëm më lartë – komuna ka paralajmëruar edhe vështirësi në periudhjën e ardhëshme sa I përket funksionimit normal të saj shkaku I borxheve që kapin shifrën rreth 8 milion euro.

PLUHURI MBULON TETOVËN ( VIDEO )

Gjithashtu lexo

isis7-640x508

Në Siri humb jetën 35 vjeçari nga Hasanbegu i Shkupit

Një shqiptar 35 vjecar, ka humbur jetën ne luftimet ne Siri. Siç mëson Zhurnal, personi …

3 komente

  1. po asniher nuk lahen ruget normal pluher te kese komuna nxhum ka ra kueshte teuta

  2. shikojeni filmin shi me gjak,dhe ndoshta ju jep përgjegjen reth këtij fenomeni.

  3. isljam dzemali usa

    zonja teuta mernja nga nje fshise ne dore e fshini pak pluhurin te pakten para komunes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *