28/03/2024
16 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thaçi: Mbështetje për kandidatin për president në harmonizim me përcaktimet strategjike për BE dhe NATO integrimet

Partia Demokratike Shqiptare në lagjen Çarshia e Epërme të Tetovës mbajti takim me qytetarët në të cilin lideri i partisë Menduh Thaçi dhe nënkryetari Bardhyl Dauti u bënë thirrje të pranishmëve të japin mbështetje për kandidatin për president, Stevo Pendarovski.

Që të dy theksuan se me këtë i jepet mbështetje edhe bashkësisë ndërkombëtare e cila ka ndihmuar që të realizohen rezultatet e deritanishme politike.

“Është i rëndësishëm momenti dhe drejtimi i dhënies së mbështetjes për kandidatin presidencial dhe në këtë rast kjo do të thotë përcaktim të shqiptarëve për BE dhe NATO. Këta që e mbështesin Blerim Rekën për kandidat përhapin patriotizëm të rrejshëm, ne kishim kandidat Iljaz Halimin në vitin 2014, por nuk e votuan. Ne qëndruam pas mënyrës konsensuale të sjelljes së vendimeve si për tani për zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe për në të arhdhmen sipas përcaktimeve tona, në mënyrë konsensuale të vendoset në Kuvend dhe për sistemimin e barabartë të buxhetit”, tha Thaçi.

Nënkryetari i partisë, Dauti tha se me këtë përzgjedhje të kandidatit presidencial, anëtarët e PDSH-së bëjnë një hap drejt realizimit të orientimit ideologjik drejt BE-së dhe NATO-s. as/fb/

Të fundit