Home / Lajme / Maqedoni / Incident ne Çegran:Drejtori plagos burrin e mësueses
Incident ne Cegran:Drejtori plagos burrin e mesueses

Incident ne Çegran:Drejtori plagos burrin e mësueses

Sherri ka plasur në zyrën e drejtorit të shkollës Shaban Saliu, ku pas një konfrontimi verbal, drejtori ka nxjerrë revolen dhe me dy plumba ka qëlluar Nexhazi Iseinin. I plagosur, ky i fundit është larguar nga shkolla dhe është nisur drejt ambulancës.
Gjatë rrugës ka humbur ndjenjat, ndërsa deri tek mjekët e ka çuar një person.

Drejtori i shkollës fillore “Përparimi” të fshatit Çegran të Gostivarit, sot rreth orës 11 me dy plumba ka lënduar bashkëshortin e mësueses, Mulqie Iseini, i cili kishte shkuar për t’u interesuar se pse gruaja e tij është larguar nga puna.

Sherri ka plasur në zyrën e drejtorit të shkollës Shaban Saliu, ku pas një konfrontimi verbal, drejtori ka nxjerrë revolen dhe me dy plumba ka qëlluar Nexhazi Iseinin. I plagosur, ky i fundit është larguar nga shkolla dhe është nisur drejt ambulancës.
Gjatë rrugës ka humbur ndjenjat, ndërsa deri tek mjekët e ka çuar një person.
“Diku nga ora njëmbëdhjetë apo njëmbëdhjetë e gjysmë, pacienti ishte i lënduar në dorën e djathtë dhe këmbën e majtë.

Ne e pamë poshtë në rrugë vinte duke shqepuar, menduam se janë rrahje, por pastaj një arsimtarë e solli lartë me dorën e përgjakur dhe këmbën e përgjakur. Shpejt e shpejt i dhamë ndihmën e parë këtu e bëmë atë që mundëm dhe thirrëm ndihmën e shpejtë prej Gostivari të dorëzohet shpejt në spital”, theksoi Mejdi Jakupi, mjek.

Mjekët thanë se gjendja shëndetësore e të plagosurit Nexhazi Iseini është stabilizuar. Sipas sektorit të punëve të brendshme, drejtori i shkollës, Shaban Saliu, është kapur nga policia dhe ndodhet në paraburgim

Gjithashtu lexo

SHKUP (AA) - Protesta paqësore në nder të Tamarës së vogël është mbajtur sot para Prokurorisë Publike në Shkup. Zhaklina Dimovska, nëna e 9 vjeçares Tamara, tha se i vjen keq që edhe pas një viti nga vdekja e vajzës së saj, autorët e krimit nuk janë të njohur ende. Ajo e përlotur tha se edhe pse Prokuroria publike përpiqet të fshehë fajtorët kryesorë, publiku e di se fajtori kryesor është ministri Todorov. ( Ilin Nikolovski - Anadolu Ajansı )

Vdekja e Tamarës së vogël, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit Todorov

Protesta paqësore në nder të Tamarës së vogël është mbajtur sot para Prokurorisë Publike në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *