Home / Lajme / Rajon / Aksident i rëndë, dy të rinj digjen në veturë
Aksident i rende, dy te rinj digjen ne veture

Aksident i rëndë, dy të rinj digjen në veturë

Prishtinë, 4 janar –
Në njërën veturë kanë mbetur të ngujuar ngasësi 18-vjeçar dhe djali i vëllait të tij, i moshës 15-vjeçare, të cilët e humbin jetën”, thuhet në raportin e policisë. Ndërkaq, ngasësi i veturës tjetër ka arritur të dalë nga vetura me lëndime të lehta. “Të dy veturat janë djegur tërësisht”, bën të ditur policia.

Një aksident fatal ka ndodhur të dielën mbrëma pas orës 23:00, në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Dy të rinj nga Kçiqi i Vushtrrisë e kanë gjetur vdekjen, pasi kanë mbetur të ngujuar në veturën që është përfshirë nga flakët pas një aksidenti.

Të dy të rinjtë janë djegur brenda veturës duke u karbonizuar në tërësi. Sipas policisë, në aksident ishin përfshirë dy vetura. “Si pasojë e ngricave në rrugë, dy vetura civile janë përfshirë në aksident. Me këtë rast, të dy veturat janë përfshirë në zjarr.

Në njërën veturë kanë mbetur të ngujuar ngasësi 18-vjeçar dhe djali i vëllait të tij, i moshës 15-vjeçare, të cilët e humbin jetën”, thuhet në raportin e policisë. Ndërkaq, ngasësi i veturës tjetër ka arritur të dalë nga vetura me lëndime të lehta. “Të dy veturat janë djegur tërësisht”, bën të ditur policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Me urdhër të prokurorit, trupat e karbonizuar janë dërguar për obduksion. Për shkak të aksidentit të rëndë, rruga magjistrale, në këtë vend, ka qenë e bllokuar për disa orë. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

images

Pranon fajësinë për vrasjet në Srebrenicë, dënohet me 10 vite burg

Ish-pjesëtari i njësitit të Dhjetë të Zbulimit të Ushtrisë së entitetit të Republikës Srpska (VRS), …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *