Home / Sport / Europa League, Porto eliminon Sevilla-n
Europa League, Porto eliminon Sevilla-n

Europa League, Porto eliminon Sevilla-n

Sevilla i shkoi shumë pranë një përmbysje historike në fushën e Portos, në një ndeshje të vlefshme për Europa League.

Spanjollët fituan 1-0 dhe i shkruan disa herë shumë pranë golit të dytë, që do t’i kishte lejuar të përmbysnin humbjen 2-1 të pësuar në fushën e tyre. Me rezultatin përfundimtar, gjigantët portugezë u kualifikuan në bazë të rregullit të golave në fushën kundërshtare. Ata do të përballen me Bayern Leverkusenin në raundin e një të tetave.
Gjermanët duhet të luajnë sot në shtëpinë e tyre, pasi fituan me rezultatin 4-0 në fushën e Metalist Kharkiv-it.
Për kronikë, në ndeshjen e zhvilluar në “Dragao”, Luis Fabiano realizoi golin e vetëm të takimit. Tensioni i madh i parë gjatë ndeshjes bëri që të dy ekipet të përfundonin lojën me nga dhjetë lojtarë.

Europa League, ndeshjet e kthimit të raundit të 1/16-ave
Të martën:
CSKA Moskë-PAOK 1-1 1-0
Mbrëmë:
Porto-Sevilla 0-1 2-1
Sot:
Zenit-Young Boys 17:00 1-2
B.Leverkusen-Metalist 19:00 4-0
Liverpool-Sparta Prague 19:00 0-0
PSV Eindhoven-Lille 19:00 2-2
Spartak M.-Basel 19:00 3-2
Sporting L.-Rangers 19:00 1-1
Ajax-Anderlecht 21:05 3-0
Braga-Lech Poznan 21:05 0-1
Dynamo Kiev-Besiktas 21:05 4-1
Manchester City-Aris 21:05 0-0
Paris SG-BATE Borisov 21:05 2-2
Twente-Rubin Kazan 21:05 2-0
Sttutgart-Benfica 21:05 2-1
Villareal-Napoli 21:05 0-0

Gjithashtu lexo

beckenbauer-e-d-euml-rgon-lewandowskin-te-real-madridi_hd

Beckenbauer e dërgon Lewandowskin te Real Madridi

Për të parën herë Bayern Munich pranon se Robert Lewandowski mund të jetë blerja e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *