Home / Lajme / Rajon / Thaçi:Shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm.
Thaci:Shqiptaret me se miri dhe me se lehti mund te jetojne ne nje shtet te vetem.

Thaçi:Shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm.

15 mars-Lidhur me pretendimet territoriale, Thaçi ritheksoi mesazhin se shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi siguroi sot se nuk do të ketë zgjedhje të Serbisë në Kosovë, bisedime apo autonomi për veriun, as ndryshim të kufijve.

Lidhur me pretendimet territoriale, Thaçi ritheksoi mesazhin se shqiptarët më së miri dhe më së lehti mund të jetojnë në një shtet të vetëm.

“Kosova ka një qëndrim unik lidhur me pretendimet serbe për organizimin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës. Prandaj, konkludojmë se Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjë shtet tjetër fqinj apo të ashtuquajtur përfaqësues të tij, që të organizojnë zgjedhje të çfarëdo lloji në territorin e Republikës së Kosovës. Ky është qëndrim unik i qeverisë së Kosovës, i institucioneve të Kosovës dhe vullnet i gjithë qytetarëve dhe partive politike”, tha Thaçi.

Ai mohoi në mënyrë të prerë se do të kishte dialog për veriun e Mitrovicës, veriun e Kosovës. “Një dialog i tillë as nuk ka ekzistuar, as nuk ekziston dhe as që do të ndodhë”, theksoi Thaçi.

Por, vijoi ai, takime, kontakte, dialog i brendshëm me qytetarët shtetas të Republikës së Kosovës, që jetojnë në atë pjesë të Kosovës për t’i dëgjuar hallet dhe shqetësimet e tyre ka pasur, do të ketë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të integrohen dhe të marrin pjesë në institucionet e Republikës së Kosovës, por në asnjë rrethanë, me asnjë çmim me Serbinë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës pas kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe për pyetje parlamentare ka në rend dite disa projektligje, mes të cilëve atë për Transmetimin Publik në Kosovë

Gjithashtu lexo

PRISHTINË (AA) - Gjatë disa muajve të fundit, situata në mbarë Kosovën ka qenë kryesisht e qetë dhe KFOR-i e ka kryer me sukses detyrën e vet, kanë vlerësuar komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropë, gjenerali Philip Breedlove dhe Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta. Foto: Komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove.
 ( Erkin Keçi - Anadolu Ajansı )

Breedlov: Transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura, çështje politike që duhet ta zgjidh Kosova

Gjatë disa muajve të fundit, situata në mbarë Kosovën ka qenë kryesisht e qetë dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *