Home / Lajme / Maqedoni / Aksident në autostradën Shkup-Tetovë, një grua e vdekur
Aksident ne autostraden Shkup-Tetove, nje grua e vdekur

Aksident në autostradën Shkup-Tetovë, një grua e vdekur

27 prill-Një grua e moshës 37 vjeçare ka gjetur vdekjen kurse, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët janë lënduar kur vetura e tipit “Audi 4” ka dalë nga autostrada Tetovë-Shkup në afërsi të kompleksit “Petrol Kompani”.

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Shkup Tetovë, në afërsi të fshatit Zhelinë. Një makinë e tipit Audi nga shkaqe ende të panjohura ka dalë nga rruga dhe ka goditur rrethojat e saj, për pasojë në vendin e ngjarjes ka mbetur e vdekur 37 vjeçarja me inicialet M.Q e cila ka qenë në makinën e drejtuar nga i shoqi i saj SH.Q i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në klinikën e Shkupit. Lëndime më të lehta kanë marrë dy bashkudhëtarët tjerë të makinës D.Q. dhe I.Q. Në vendin e aksidentit kanë dalë gjykatësi hetues dhe organet e rendit të cilat me detaje rreth aksidentit do të dalin gjatë ditës së nesërme

Gjithashtu lexo

isis7-640x508

Në Siri humb jetën 35 vjeçari nga Hasanbegu i Shkupit

Një shqiptar 35 vjecar, ka humbur jetën ne luftimet ne Siri. Siç mëson Zhurnal, personi …

3 komente

  1. jeton ismani

    ngushllime

  2. Ngushllime familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *