Home / Lajme / Maqedoni / Kur zdrukthtarët dhe bujqit bëhen “radikalist islamik”?
9110.jpg

Kur zdrukthtarët dhe bujqit bëhen “radikalist islamik”?

2 maj-Ende nuk janë dhënë sqarime se si mundet që një plakë të jetë profesioniste në kryerjen e vrasjes, për të cilën gjatë gjithë kohës është pretenduar se janë profesionist. Shumë detaje të arrestimeve të djeshme deri më tani janë enigmatike dhe ky aksion ka hapur shumë dilema dhe pikpyetje.

Njëzet të arrestuarit në aksionin e djeshëm të Njësive speciale të Maqedonisë në lagje të ndryshme shqiptare të Shkupit, i koduar me emrin “Monstra”, janë të profileve të ndryshme, nga pensionist, automekanik, shofer, shitës librash, pronar të frizer saloneve, etj. Ja disa nga personat e arretsuar dhe profesionet e tyre. QANI AZIRI 64 vjeç, Shutkë, Zdrukthëtar i pensionuar, FEJZI AZIRI 50 vjeç, Shutkë me profesion Bujk, HAKI AZIRI, 32 vjeç, Shutkë Shofer kamioni MERVAN MEMETI 32 vjeç, Seravë Pronar i një librarie fetare, RAMI XHAVITI 24 vjeç, Haraçinë, Automekanik, ISNI ASANI 34 vjeç, Haraçinë Taksist, XHELAL ZENDEL I26 vjeçar, Gazi Babë I punësuar në firmë private. Poashtu bëhet e ditur se një nga të arrestuarit në Hotël të Kumanovës është një gura 64 vjecare. Ende nuk janë dhënë sqarime se si mundet që një plakë të jetë profesioniste në kryerjen e vrasjes, për të cilën gjatë gjithë kohës është pretenduar se janë profesionist. Shumë detaje të arrestimeve të djeshme deri më tani janë enigmatike dhe ky aksion ka hapur shumë dilema dhe pikpyetje.Një ditë pas arrestimit të më shumë personave gjatë aksionit policor “Monstër”, sot për rastin është prononcuar edhe zyra e BE-së në Shkup. Përkundër insistimit të mediave proqeveritare maqedonase të cilat dje thirrnin përfaqësitë diplomatike në vend të përshëndesin aksionin, në reagimin e zyrës së BE-së vërehet një përmbajtje e theksuar nga dhënia e vlerësimeve mbi suksesin e aksionit policor “Monstër”. “Vazhdojmë t’i përcjellim nga afër aktivitetet. Puna e institucioneve shtetërore është që t’i kryejnë aktivitetet e tyre, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare e viktimave dhe kryerësve. Mbetet të presim që organet gjyqësore të marrin vendime të drejta në afat kohor dhe të arsyeshëm”, thuhet në fund të kumtesës së Delegacionit të BE-së. Shqiptarët më shumë se çdokush tjetër janë të interesuar për zgjidhjen e rastit të vrasjes së pesëfishtë, sepse ata nuk mund të pranojnë përgjegjësi kolektive për vrasjen e fëmijëve, konsiderojnë nga BDI.Sipas partisë më të madhe shqiptare në Maqedoni, ky është krimi më i madh në historinë e vendit, çfarë nuk ka pasur as në gjatë konfliktit.”Domethënë, gjithashtu përkushtimi ynë si subjekt politik është që të jepet kontribut maksimal në identifikimin e vrasësve me emër e mbiemër, pavarësisht se cilës kombësi i takojnë. Ata janë vetëm vrasës, asgjë më pak dhe asgjë më shumë”, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

Gjithashtu lexo

shh

Shekerinska-Kunders: Zbatimi i marrëveshjes politike, kyç për zgjedhje të lira

Një delegacion i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) i udhëhequr nga nënkryetarja Radmilla Shekerinska, …

2 komente

  1. nese e ke ali qametin ne pushtet edhe bujq edhe amviset krejt jan kriminela

  2. po a vec sqiptaret vrasin po pse nuk i braktisin edhe maqedont ofof edhe gra plaka kan arestu tuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *