Home / Lajme / Botë / I bien pishman që u blejtën Celularë
I bien pishman qe u blejten Celulare

I bien pishman që u blejtën Celularë

9 qershor-“Gjeneratat e fëmijëve të lindur pas vitit 2000 kanë fëmijëri më të ndryshme se gjeneratat që kanë lindur para tyre. Mungesa e shkathtësive kreative mund të ndikojë në koncentrim dhe durim, por edhe në zgjidhjen e problemeve të ndryshme”, – pohon Emma Kenny nga revista amerikane “Media Psychologist”

Çdo i katërti prind çdo ditë debaton me fëmijën për kohën që e kalon para TV-së, në kompjuter ose telefon, ndërsa shumica dëshirojnë që fëmijët më shpesh të luajnë në vend të hapur.

Gati 34 për qind e prindërve dëshirojnë tua marrin fëmijëve të tyre pajisjet që ua kanë dhuruar, sepse kanë vënë re probleme me durim, kreativitetin dhe aftësitë shoqërore, ka vërtetuar hulumtimi i kompanisë britanike, Hobbycraft.

Një e treta e tyre janë pishman që u kanë blerë telefona, kompjuterë dhe konzola për lojë, ndërsa një numri të madh të prindërve më së shumti i pengon që fëmijët e tyre shumicën e kohës e kalojnë para kompjuterëve dhe TV-së, në vend se të luajnë jashtë, shkruan Daily Mail. Përveç kësaj, më së shumti i brengos që fëmijët e tyre nuk dinë të jenë kreativë, por edhe e pranojnë që nuk i inkurajojnë sa duhet, ka vërtetuar studimi.

Edhe pse 73 për qind e prindërve mundohen që t’ua kufizojnë fëmijëve kohën që e kalojnë para ekraneve të vogla, gati gjysma e tyre në një moment megjithatë heqin dorë. Për arsyen e njëjtë edhe grinden, ndërsa çdo i katërti pohon që zënkat janë të përditshme. Përveç kësaj, pajisjet kanë ndikuar edhe në kohën e kaluar bashkë dhe kështu shumica e prindërve e pranojnë që për shkak të tyre kalojnë gjithnjë e më pak kohë me fëmijët, çka i bën që për festat e ardhshme t’u blejnë fëmijëve çfarëdo dhurate tjetër, përveç atyre teknologjike.

“Gjeneratat e fëmijëve të lindur pas vitit 2000 kanë fëmijëri më të ndryshme se gjeneratat që kanë lindur para tyre. Mungesa e shkathtësive kreative mund të ndikojë në koncentrim dhe durim, por edhe në zgjidhjen e problemeve të ndryshme”, – pohon Emma Kenny nga revista amerikane “Media Psychologist”.

Rreth 50 për qind e fëmijëve në moshën prej 3 deri 16 vjeç kanë videolojëra, ndërsa gjysma e tyre rregullisht argëtohen duke luajtur Nintendo Wii. Çdo i katërti fëmijë në dhomën e vet ka TV, ndërsa më pak se gjysma e tyre dinë të bëjnë avion nga letra

Gjithashtu lexo

GAZIANTEP (AA) - Pasi nuk i thoshte zemra të shiste sendet që ai i kishte mbledhur gjatë periudhës kur ai merrej me mbledhjen e metaleve në qytetin Gaziantep të Turqisë, Hanifi Ozaslan me sendet historike të cilat i ka mbledhur gjatë 25 viteve kontribon për turizmin e qytetit duke i ekspozuar ato në Muzeun e Veprave Artizanale Bota që ai ka hapur. ( Adsız Günebakan - Anadolu Ajansı )

Sendet që nuk ia bëri zemra ti shiste, i ekspozon në muze

Pasi nuk i thoshte zemra të shiste sendet që ai i kishte mbledhur gjatë periudhës …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *