Home / Lajme / Maqedoni / Arrihet marrëveshja për dekriminalizimin e shpifjes
Arrihet marreveshja per dekriminalizimin e shpifjes

Arrihet marrëveshja për dekriminalizimin e shpifjes

13 qershor-Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani ka theksuar se marrëveshja konsiderohet si një kompromis optimal. Sipas tij, ligj i ri do të vihet në debat, mirëpo nga ana tjetër, ky ligj nuk duhet të keqinterpretohet me atë se gazetarët nuk do të duhet të mbajnë përgjegjësi për punën që do ta bëjnë në të ardhmen, por përkundrazi përgjegjësia e tyre do të jetë akoma më e madhe.

Qeveria e Maqedonisë dhe Shoqata e Gazetarëve arritën sot marrëveshje për dekriminalizimin e shpifjes.

Gjithashtu në kuadër të këtij takimi është arritur edhe marrëveshja për nivelin e dënimeve, me ç`rast rreth 2 mijë euro do të jetë gjoba për gazetarët, 10 mijë euro për kryeredaktorët dhe 15 mijë euro për pronarët e mediave.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni, Naser Selmani ka theksuar se marrëveshja konsiderohet si një kompromis optimal. Sipas tij, ligj i ri do të vihet në debat, mirëpo nga ana tjetër, ky ligj nuk duhet të keqinterpretohet me atë se gazetarët nuk do të duhet të mbajnë përgjegjësi për punën që do ta bëjnë në të ardhmen, por përkundrazi përgjegjësia e tyre do të jetë akoma më e madhe.

Deri më tani për tani dënimi për shpifje parashikonte burg prej 3 vjetësh ndërsa për ofendim 1 vit. Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri do të ndërpriten procedura për 167 gazetarët e paditur, procesi i të cilëve akoma vazhdon.

Zëvendëskryeministrja për evrointegrime, Teuta Arifi si udhëheqëse e negociatave nga ana e Qeverisë theksoi se në rast se bisedohet mund të arrihet marrëveshje për të gjitha çështjet, ndërsa ajo shpreson se kjo marrëveshje do të jetë pozitive edhe nga ana e BE-së.

Komisioni Evropian është i kënaqur dhe e përshëndeti marrëveshjen mes Qeverisë dhe Republikës së Maqedonisë dhe Shoqatës së gazetarëve (SHGM) për dekriminalizimin e shpifjes dhe ofendimit, njofton korespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Petar Stano, zëdhënës i eurokomisionerit për zgjerim Shtefan Fyle, theksoi se marrëveshja e sotme në Shkup është lajm i shkëlqyer jo vetëm për Qeverinë e Maqedonisë, por edhe për mediat dhe lirinë e tyre të shprehjes dhe të raportimit.

“Kjo çështje ishte në fokusin e Komisionit Evropian, duke pasur parasysh atë se çështja për lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave është një nga pikat kryesore në procesin inkuadrues dhe ne me të vërtetë e përshëndesim këtë marrëveshje mes Qeverisë së Maqedonisë dhe SHGM-së”, theksoi zëdhënësi i Fyles.

Sipas Sanos, marrëveshja e sotme në Shkup është zhvillim pozitiv i Dialogut të lartë inkuadrues që zhvillohet mes Qeverisë së Maqedonisë dhe Komisionit Evropian, rezultat konkret nga ky dialog dhe dëshmi për efikasitetin e sa

Gjithashtu lexo

SHKUP (АА) – “Zhdukja e më shumë se 10 mijë fëmijëve refugjatë të cilët kanë udhëtuar pa shoqërim të prindërve apo kujdestarit në vendet evropiane paraqet një fakt dëshpërues jo vetëm për sistemin demokratik por edhe për atë të sigurisë”, thotë në bisedën për Anadolu Agency (AA), Dragi Zmijanac, drejtor ekzekutiv i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi” në Shkup.

Foto :  Dragi Zmijanac, drejtor ekzekutiv i Ambasadës së parë të fëmijëve në botë “Megjashi” në Shkup. ( Vedat Abdul - Anadolu Ajansı )

Zmijanac: Zhdukja e 10 mijë fëmijëve refugjatë, fakt dëshpërues për sistemin demokratik dhe të sigurisë

“Zhdukja e më shumë se 10 mijë fëmijëve refugjatë të cilët kanë udhëtuar pa shoqërim …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *