Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia njeh diplomat universitare të Kosovës
Maqedonia njeh diplomat universitare te Kosoves

Maqedonia njeh diplomat universitare të Kosovës

Neziri ka shtuar se numri i studentëve të cilët kanë përcjellë dokumentet e tyre për pranim, legalizim apo nostrifikim, është i konsiderueshëm dhe është normale që pasi të kryhet procedura e nostrifikimit tek ne, me automatizëm ato dokumente do të jenë valide, ndërsa tash mbetet pjesa tekniko-organizative për vulosjen e atyre diplomave të cilat do të rregullohen për mes statusit të gjithë atyre që kanë diplomuar. /Telegrafi/

Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendimin në mbledhjen e të shtunës që të njohë diplomat e Universiteteve të Kosovës.

Zëvendësministri i Arsimit në Maqedoni, Safet Neziri, deklaroi të dielën për mediat vendore se ky vendim është marrë si rezultat i bashkëpunimit mes dy shteteve në sferën e Arsimit dhe sfera të tjera, dhe si rezultat i grupeve të cilat bashkëpunuan në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët, për zgjidhjen e statusit studentëve të diplomuar në Kosovë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në mbledhjet e të shtunës ka sjellë vendim që vendi të njohë diplomat e Republikës së Kosovës. Mendoj se brenda afatit të caktuar të këtij viti do të kryhen të gjitha procedurat që të bëhet nostrifikimi i diplomave të Kosovës, kjo edhe ne bashkëpunim me institucionet relevante të Kosovës, që të gjithë procedura të kryhet sipas marrëveshjes të Ministrive të Arsimit të dy vendeve. Bëhet fjalë për njohjen e diplomave të studentëve të cilët në Republikën e Kosovës kanë diplomuar pas shpalljes së pavarësisë dhe të gjithë ata të cilët do të diplomojnë edhe në të ardhmen”, deklaroi zëvendësministri Neziri.

Ai shtoi se për studentët të cilët kanë diplomuar para pavarësisë, nuk ka ndonjë problem se diplomat e tyre kanë qenë të rregulluara me vulën e UNMIK-ut, transmeton Zhurnal.

Neziri ka shtuar se numri i studentëve të cilët kanë përcjellë dokumentet e tyre për pranim, legalizim apo nostrifikim, është i konsiderueshëm dhe është normale që pasi të kryhet procedura e nostrifikimit tek ne, me automatizëm ato dokumente do të jenë valide, ndërsa tash mbetet pjesa tekniko-organizative për vulosjen e atyre diplomave të cilat do të rregullohen për mes statusit të gjithë atyre që kanë diplomuar. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

PPD-620x330

PPD-ja, memorandum bashkëpunimi me “Ballin Kombëtar Demokrat” dhe Forumin për të drejtat e njeriut “Ilirida”

Sot më 11.02.2016 në Gostivar u nënshkrua  bashkëpunimi për veprim politik të përbashkët me platforma …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *