A janë në lidhje Nicky Minaj dhe Eminem? Ata reagojnë për herë të parë protagonistët

Thashethemet mbi një romancë midis Eminem dhe Nicky Minaj nisën pasi reperja publikoi këngën e saj të fundit.

Kur Nicky shpërndau këngën fansat e pyetën nëse ishte e lidhur me Eminem dhe ajo iu përgjigj ‘Po’.

Eminem hyri në këtë bisedë duke u përgjigjur: “Ti e di që është e vërtetë.”

Kjo bëri që Minaj ti kthente koment reperit: “Zemër, mendova se do ta mbanim të fshehtë derisa të martoheshim. Do flasim bashkë kur të kthehem në shtëpi.”

Por Eminem e shtoi valën e thashethemeve ndërsa mbajti një koncert në Boston.

Ai pyeti fansat e tij: “Boston, sa prej jush dëshironi që unë të lidhem me Nicky Minaj”.

Fansat filluan të brohorisnin dhe reperi tha: “Mirë, o Zot, gjithashtu edhe unë dua. Nicky nëse po e merr këtë mesazh, më shkruaj më vonë kështu që ne të flasim për këtë çështje.”

Nuk ka munguar reagimi i Minaj në Twitter: “Të dua kaq shumë. Ne kemi nevojë për ty në albumin ‘Queen’. Ja ku do të jetë takimi ynë i parë. Ndërsa unë do të vështroj sytë e tu të bukur, ti do të shkruash vargje.”

Presim lajme të mira, por gjithë këto komente janë në fakt lajme të mira.
© SYRI.net