Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje 83 vjeçarin

Aksident me pasojë një person të vdekur është regjistruar pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës, raporton Televizioni Koha.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të kësaj të mërkure, në rrugën e quajtur “Transballkanike”.

Mjeti tip BMW me targë AA 708 OU me drejtues shtetasin O. I., 27 vjeç ka aksidentuar këmbësorin G.M, 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës, transmeton Televizioni Koha.

Sakaq efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar drejtuesin e automjetin në komisariat.

Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. /Tv Koha/