« Analizë » Influenca ruse në Ballkan është zbehur, nuk përjashtohen ndikime anësore

Influenca ruse në Ballkan është zbehur pas ngjarjeve të 27 prillit që ndodhën në parlamentin e Republikës së Maqedonisë, kështu vlerëson në një prononcim për Zhurnal, Hasim Murtezani, doktorant i shkencave të sigurisë.

“Mendoj se influenca ruse në Ballkan është zbehur pas ngjarjeve të 27 prillit që ndodhën në parlamentin e vendit. Nuk përjashtohen ndikimet anësore ruse, megjithatë besoj fuqishëm se forcat proeuropaine dhe amerikane i kanë nën kontroll shtetet ballkanike, duke mos haruar dhe vetë faktin se tanimë dhe shtetet ballkanike janë idhëtar të rugës properendimore”, thotë Murtezani.

Mos të harojmë, shprehet mëtej ai, se investimeve ruse si në Maqedoni dhe shtetet përreth, dikush u’a hapi dyert dhe kjo pastaj s’do mendë se do reflektonte dhe me pasoja politike.

“Besoj fuqishëm se, në Ballkan dominojnë dhe janë shumë më të mëdha forcat progresive që duan përfundimisht këto shtete ballkanike që kanë ngelura të paintegruara, ti fusin nën ombrellën e sigurtë dhe zhvillimore – strategjike NATO dhe BE”, thekson për Zhurnal, Hasim Murtezani, ekspert i sigurisë.