Arrestohen shqiptarët në Spanjë, vodhën shtëpinë e yllit të Barcelonës

Policia katalanase ka vënë në pranga një grup kriminal të cilët kishin kryer më shumë se 30 vjedhje ndërtesash në Barcelonë, përfshirë dhe shtëpinë e yllit të futbollit Luis Suarez.

Tetë prej tyre janë shqiptarë, thotë El Pais, dhe ishin pjesë e një grupi që rekrutonin patriotët e tyre duke i strehuar dhe në këmbim u kërkonin të vidhnin shtëpi. Agjentët ranë në gjurmët e grupit të shqiptarëve që në tetor, dhe mësohet se ata vidhnin shtëpi të shtrenjta larg qendrave të qytetit dhe për këtë përdornin makina të vjedhura, ose ecnin në këmbë për orë të tëra, e prisnin në pyll momentin e duhur, thotë El Pais, transmeton tch.Sipas policisë, grupi i kapur konsiderohen hajdutë të specializuar pasi merrnin masa paraprakisht dhe zgjidhnin me kujdes “prenë” e tyre.