Arrestohet 19 vjeçari, vodhi para në një dyqan

Një djalë i ri është vënë në prangat e policisë së Librazhdit, nën akuzën e vjedhjes.

Erion Mekshi, 19 vjeç, banues në fshatin “Pishkash”, Librazhd, u arrestua këtë të martë.

I riu është kapur në flagrancë pasi ka vjedhur në Librazhd, një dyqan në pronësi të shtetasit Sh.V.

 

Mekshi akuzohet se kishte vjedhur një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të riut hetimit hetimet janë në vijim ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Vjedhja”.