Arrestohet 43 vjeçari, u kap me drogë

Një 43-vjeçar nga fshati Osmëzezë të Beratit ka përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Ndalimi i tij u bë pas kontrolleve të ushtruara në banesë.

Në shtëpinë e 43-vjeçarit B.M u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 9 kg lëndë nakrotike, e dyshuar kanabis sativa.

Policia e arrestoi atë në banesë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Vijojnë hetimet për të zbuluar nëse i ndaluari e kishte përcaktuar se ku do ta çonte drogën.