Beteja e shqiponjës me dhelprën për lepurin

Fotografi Kevin Ebi ishte në ishullin San Juan duke përcjellë dhelprat e vogla.

Përderisa po shkrepte fotografi të një dhelpre të vogël e cila kishte siguruar prenë, ai rastisi në një betejë kafshësh.

“Për çudinë time kjo skenë ishte edhe më dramatike se sa e prisja. Mendova se dhelpra do e lëshojë lepurin, kështu duke ia lënë darkën shqiponjës. Mirëpo dhelpra e mbante fort lepurin edhe kur shqiponja i ngriti që të dy në qiell”.

Të gjitha këto momente Kevin i kishte kapur me aparatin fotografik.

Në fund lepuri i mbeti shqiponjës, megjithatë dhelpra nuk u dorëzua lehtë.