Biografia e të ndjerit Prof. Dr. Vullnet Palloshi

Njoftojmë të afërmit, kolegët , bashkëpunëtorët dhe të gjithë qytetarët se Prof. Dr. Vullnet Palloshi i lindur më 09.10.1950në Tetovë ndërroi jetë sot si pasoj e një sëmundjeje të rëndë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit të Tetovës pas namazit tëIqindisë, nesër, e martë(19.06.2018). Kortezhi do të niset nga Xhamia e Pashës.

Si një ndër inxhinjerët e parë shqiptar në fushën e infrastrukturës rrugore, në Republikën e Maqedonisë, Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë, dha kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e veprimit profesional, duke lënë vepra të mëdha pas tij.

Prof.Dr Vullnet Palloshi diplomon në vitin 1980 në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë”Universitetit Kirili dhe Metodij” në Shkup, drejtimi: komunikacion dhe rrugë ku merr titullin:Inxhinier i Diplomuar i Ndërtimtarisë.

Në fakultetin e njëjtë specializon në vitin 1987, nga lëmia e rrugëve me temë “Aplikimi i shtresave sipërfaqësore nga asfalti për përforcim të konstruksioneve ekzistuese në rrugë” dhe mer titullin:Specialisti shkencave teknike.

Në fakultetin e njejtë në vitin 2002 magjistron nëtemë “Objektet përcjellëse funksionale me theks të veçantë objekteve për pagesa me sistem të eksploatimit komercial”, dhe mer titullin: Magjistër i shkencave teknike.

Në vitin 2005 në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë “Universitetit Kiril dhe Metodij” në Shkup, me sukses mbron disertacionin e doktoraturës me titull “Metodologjitë për definim të indikatorëve për nevojat e rehabilitimit të rrugëve në sistemin për kontroll dhe menaxhim me ta”, dhe mer titullin: Doktor i shkencave teknike.

Në periudhën prej 1980-1991 punon si drejtor teknik në “Put Prishtinë”. Në periudhën prej 1992-1998 punon në komunën e Tetovës si anëtar i Këshillit Komunal në fushën e urbanizmit, si këshilltar i Kryetarit të Komunës për cështje urbanistike.Në periudhën prej 1998-2002 punon si drejtor i Fondit për rrugë magjistrale dhe regjionale të Republikës së Maqedonisë.Në periudhën prej 2003-2006 punon si drejtor në firmën private për ndërtimtari në Tetovë dhe njëkohësishtpunoi si konsulent i pavaruar pranë ZIM Shkup AD –Shkup. Në periudhën 2006 deri sot punoi si mësimdhënës në Fakulltetin e Shkencave të Zbatuara pranë “Universitetit Shtetëror të Tetovës” .

Në karrierën e tij të deritanishme morri pjesënë shumë prezantime ndërkombëtare, komisione, forume, punëtori dhe takime ekspertësh nga lëmia e rrugëve dhe e komunikacionit .

Prof.Dr Vullnet Palloshi mësimdhënës, ligjërues me titull akademik profesor ordinar  në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara, programi studimor Arkitekturë dhe Ndërtimtari, ishte i  angazhuar në vazhdimësi në njërën anë në mësimdhënie, punë praktike dhe në edukim të studentëve, e në anën tjetër edhe në aktivitetin shkencoro – hulumtues.

Prof.Dr. Vullnet Palloshi ishte anëtar, bashkëpunëtor, koordinator, konsulent, këshilltar etj. në shumë asociacione, shoqata, ndërmarrje dhe institucione të tjera. Vullnet Palloshi ishte edhe autor dhe bashkëpunëtor i një numri të madh projektesh me karakter kombëtar dhe më gjerë.

Vullnet Palloshi është përpilues i dispensave – skriptave të disa prej lëndëve mësimoren që ai i ka ligjëruar(“Projektimi dhe ndërtimi i rrugëve”, 2016, Tetovë dhe “Zhvillimi dhe menaxhimi i projekteve”, 2016, Tetovë) si dhe është redaktor profesional i librit: “KONSTRUKSIONET ARKITEKTONIKE 1“ (2017, Autor Enis Jakupi.Gjatëkarrierës sëtijarriti tëbotojënjëautobiografi me titull“Opinions”, 2016, sidhelibrin “Monografia e XheladinPalloshit”, 2018.