Çantën plot me drogë, i riu shqiptar arrestohet sapo hyri në Greqi

Një i ri nga Shqipëria është arrestuar nga autoritetet greke mesnatën e kaluar.

Ai është një 19-vjeçar ndërsa u ndalua në Thesprotia, duke trafikuar rreth 16 kg lëndë narkotike kanabis sativa, transmeton Televizioni Koha.

Ai ishte duke ecur në këmbë, dhe në shqinë mbante një çantë plot me drogë. Pas kontrolleve u kap sasia prej 16 kg kanabis sativa.

Ai akuzohet për import, transport, posedim dhe trafikimin e drogave dhe e hyrjes ilegale në vend.

Droga ishte e ndarë në 15 pako me kanabis të pa përpunuar, me një peshë totale prej 16 kilogram dhe 362 gram, rapoton Televizioni Koha.

Droga dhe një celular u konfiskuan nga policia, ndërsa i riu shqiptar u arrestua dhe u dërgua pranë prokurorisë së Thesprotia. /Tv Koha/