Çka i lidhë Mimoza Shkodrën e Majlinda Zekën?!

Të dyja emra të njohur për opinionin e gjerë, njëra si ish e dashura e reperit të famshëm Majk, e tjetra si e fejuara aktuale e këngëtarit Seldi Qalliu.

Është e qartë se nuk i lidhë asgjë tjetër përveç pozave të ngjajshmë që mund të realizojnë të dyja personazhet në fjalë, shkruan Kosovarja.

E një të tillë edhe e kanë bërë Mimoza e Majlinda, të dyja në formën e tyre mjaft atraktive dhe të admiruara në syrin e publikut.

Në veçanti Mimoza Shkodra shquhet përherë për thjeshtësinë që e karakterizon, derisa Majlinda nga ana tjetër, mbahet për një super femër me linja joshëse.

Çuditërisht, e njëjta pozë u paska pëlqyer të dyja femrave të njohura të shtypit rozë, aq sa secila e sjellë më seksi.