“DASHNORES I BLEJ PARFUM”, BUJAR QAMILI ‘I PËRVISHET’ MODERATORES: VETËM MOS TË TAKOFSHA

Pak kohë më parë një deklaratë e këngëtarit të mirënjohur të muzikës popullore, Bujar Qamili se ai i blinte parfum dashnores mori dhenë, ndërkohë që vetë ai ka shpjeguar të gjithë këtë kaos të krijuar.

Sipas Qamilit, dashnorja e tij ësht publiku dhe fansat, ndërkohë që ka ‘akuzuar’ Rozana Radin për të gjithë këtë farsë. Këngëtari shkodran ka thënë se këtë citim ai e ka thënë gjatë emisionit të Rozanës “Boom”, ndërsa gjithçka është tranformuar nga gazetarët.

“Gazetarët unë i dua shumë, por më duket se këtë deklaratë ma kanë deformuar. Më duket se e kam thënë tek Rozi Radi, emisioni Boom, por ma ka deformuar. Po kush qenka ai burrë trim që thotë se i blen parfume dashnores? Unë e kam shumë shoqe Rozin, ajo thotë që e kam thënë unë, por për Zotin moj Roz vetëm mos të takofsha. M’i ka ik pak muhabetit, më duket”, ka thënë Bujar Qamili me shaka