Domate Turshi Të Mbushura Me Gjizë Nga Sofra Shqiptare

Domatet turshi janë fantastike në shoqërimin e gatimeve të ndryshme tradicionale dhe jo vetëm.

Ato i shtojnë shije dhe lezet tryezës ashtu si dhe dhe çdo gatimi të shërbyer në vaktet e drekës apo darkës.

AgroWeb.org sjell një mënyrë krejt të veçantë të kombinimit të tyre me gjizë, një shije e përkryer që shoqërohet mjaft mirë sidomos me bukë gruri të thekur por edhe bukë misri gjithashtu.

Më poshtë do të ndiqni recetën e përgatitjes së domateve turshi.

Për mbushjen e tyre me gjizë, në rast se domatet turshi i keni gati, mjafton të prisni pjesën e sipërme të domateve dhe përmes një luge të largoni një pjesë të mirë të tulit të brendshëm.

Tulin e brendshëm hiqeni mënjanë dhe marinojeni me pak vaj ulliri. Në një tas shtoni gjizë, pak vaj ulliri dhe disa hudhra të shtypura, përzjeini mirë me njëra tjetrën dhe mbushni domatet turshi.

Kur t’i servirni vendosni anash pjatës edhe tulin e domateve të prerë në kubikë të vegjël dhe të marinuar me vaj ulliri.

Si të përgatisni domatet jeshile turshi

Përbërësit

* 1 kg domate jeshile, të pastruara dhe të prera në katër.
* 1 gotë me uthull të bardhë
* 1 gotë me ujë
* 1 lugë gjelle me kripë e fortë
* 3 lugë çaji me fara lulekopre
* 6 thelbinj hudhër të qëruar
* 3 deri në 4 lugë çaji me piper kokërr
* 3 gjethe dafine

Udhëzimet

Sterilizoni katër kavanozë qelqi në ujë të valuar. Vendosini kapakët në një tenxhere. Mbulojini me ujë dhe lërini të ziejnë në temperaturë të ulët.

Në një tenxhere tjetër kombinoni uthullën, ujin dhe kripën dhe lërini të ziejnë.

Shtroni një napë në banak dhe mbi të vendosni kavanozët dhe kapakët e sterilizuar. Më pas në secilin prej tyre hidhni :

1 lugë çaji me fara lulekopre
2 thelbinj hudhër
Çerek luge çaji me piper kokërr
1 gjethe dafine

Shtoni kokrrat e domateve në kavanozë. Hidhni ujin e kripur mbi to duke lënë hapësirë në sipërfaqe.

Përdorni lugë druri për të larguar bulëzat e ajrit dhe shtoni ujë me kripë nëse është e nevojshme. Fshini grykën e kavanozëve me një napë të pastër dhe mbyllini kapakët.

Vendosini në një tenxhere me ujë të valuar dhe lërini të ziejnë për 10 minuta. Më pas lërini të ftohen mbi një peshqir të vendosur në banak. Kur kavanozët të jenë ftohur plotësisht sigurohuni që kapakët janë të izoluar dhe puthitur mirë.

Prisni të paktën një javë përpara konsumimit. Ruajini kavanozët në një vend të ftohtë e të errët deri në një vit./AgroWeb.org