Dorasi kishte kryer vrasje një natë para sulmit në Belgjikë

Dorasi që la të vdekur dy policë dhe një civil në qytetin Liege të Belgjikës, e kishte vrarë një person, vetëm një natë para kryerjes së këtij sulmi.

Kështu ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme të Belgjikës, Jan Jambon. Ai ka thënë se i dyshuari Benjamin Herman, e ka vrarë një ish-të burgosur që e kishte takuar sa ishte në burg.

Hetuesit kanë deklaruar se këtë sulm po e trajtojnë si “vrasje terroriste”, raporton BBC.

Ai kishte bërtitur disa herë gjatë sulmit “Allahu Ekber” (Zoti është i madhërishëm) në gjuhën arabe.
Herman ishte lënë i lirë përkohësisht, ku vuante dënimin për vjedhje dhe akuza për drogë.