Drogë në kovën me reçel, ja si iu gjet gruas droga

Një grua u arrestua nga policia, pas zbulimit të një sasie lënde narkotike në pikën kufitare të Kakavijës, të dërguar si porosi drejt Greqisë.

Gjatë ditës së djeshme, e mërkurë, efektivët e policisë kanë përzgjedhur për kontroll më të detajuar në vijë të dytë një autotobus të linjës Berat-Athinë.

Nga kontrolli i detajuar, ka rezultuar se në një kovë me reçel ishte fshehur një pako e mbështjellë me letër natriban e mbushur me lëndë narkotike kanabis me peshë rreth 1.5 kilogramë.

Na veprimet e kryera rezultoi se sasia e lëndës narkotike dyshohet se është dërguar nga Dashuri Çeremi, 55 vjeçe, banuese në Berat.

Gruaja u arrestua pak pas zbulimit të lëndës narkotike, ndërkohë që hetimet janë në vijim.

Lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.