DY VJET PAS LINDJES SË VAJZËS SË TIJ, MARTOHET KLEDI KADIU, ZBULOHEN DETAJET E DASMËS

Pas disa vitesh lidhje e bashkëjetesë me bukuroshen franceze, balerini i famshëm shqiptar ka vendosur të martohet me nënën e vajzës së tij, Charlotte Lazzari.

Ky lajm bëhet i ditur nga VOX ALBANIAE.COM, i cili bën me dije se ceremonia e martesës së çiftit të famshëm do të mbahet më datë 28 qershor në periferi të Romës. Saktësisht buzë liqenit të Braçiano-s.
Në ceremoninë e martesës, e cila me siguri do të jetë madhështore do të marrin pjesë emrat më mëdhenj të botës së artit, medias, sportit, politikës e më gjerë.

Maria de Filippi, Ermal Meta, Ambeta Toromani, Klaudia Pepa, etj. janë vetëm disa nga emrat që do të jenë pjesëmarrës në dasmë. Të tjerë do të zbulohen në ditët në vazhdim kur edhe gazetarët do të “vërsulen” për të mësuar më shumë.

Sa i takon vendit të përzgjedhur për ceremoninë e martesës, duket se vendimi nuk ka qenë krejt i rastësishëm nga ana e çiftit. Kjo për faktin se Roma nga të gjithë turistët anembanë botës, por edhe nga vetë romanët mbahet si Qyteti i Përjetshëm.

Kledi Kadiu dhe Charlotte Lazzari janë prindër të një vajze 2 vjeç, që quhet Lea.