E dashura e rreh tetovarin, ai ankohet ne polici!

Personi me iniciale P.M nga fshati Tearcë, më datë 17.08.2018, në ora 00:10 në stacionin policor në Tearcë, ka denoncuar se pas nje zënke verbale, e dashura e tij e ka sulmuar edhe fizikisht.

Polici i cili ka qenë në orar të punës atë kohë, ka marrë deklaratën nga P.M në zyrën e denoncimeve, gjersa jepej deklarata, në zyrë hy brenda motra e të dashurës së tij, bashke me 2 vajza të tjera dhe në prani të policëve fillojnë që ta sulmojnë denoncuesin, edhe pse P.M ka kërkuar nga policia që të merr masa, sipas denoncuesit policia është arsyetuar se bëhet fjalë për femër, duhet të jemi pak tolerantë, shkruan Pa Censurë.

Personi P.M ka denoncuar në Pa Censurë, jokorrektësinë gjatë ushtrimit të detyrës nga ato zyrtarë policorë, të cilët sipas tij kanë favorizuar vajzat që e kanë dhunuar dhe të njejtin e kanë shpallur fajtor.

Pa Censure dje dërgoi pyetje deri tek MPB në lidhje me këtë rast, por deri më tani nuk na kanë dhënë përgjigje.