E PAPRITUR, KËNGËTARJA SHQIPTARE DO TË LUAJË NË NJË FLIM TURK (FOTO)

Ajo është padyshim një nga femrat më të përfolura të showbizz-it. Këngëtarja fillimisht u bë e njohur pasi u shpall “Miss Kosova”. Është fjala për modelen dhe këngëtaren Morena Taraku e cila prej disa kohësh është zhvendosur në Turqi.

Teksa ndan shpesh momente nga jeta e saj atje, së fundmi këngëtarja ka bërë publik edhe projektin e saj më të ri. Morena ka treguar se shumë shpejt do të jetë pjesë e një filmi turk.

“Njerëzit e mi të dashur ane e mbanë botës jam shumë e lumtur t’ju lajmëroj se shumë shpejt do të jem pjesë e një filmi turk”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj.