E rallë: “Komuna e Zhelinës përfaqësohet në projektet e Unionit Evropian”

Ju njoftojmë se Kryetari i komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu këtë javë është kthyer nga vizita disa ditëshe zyrtare nga Granada e #Spanjës, ku ka përfaqësuar Komunën tonë atje.

Qëllimi i vizitës ishte themelimi i një Grupi Lokal të Veprimit – apo LAG në rajonin e Pollogut, në kuadër të projektit: “Ndërtimi i Kapaciteteve për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Grupeve Lokale të Veprimit” në Proceset e Integrimit në Bashkimin Evropian.

Në këtë grup do të jenë të përfshira komuna e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe një pjesë e Bërvenicës, si dhe disa komuna nga Kroacia. Realizimi i projektit do të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm rural në rajon dhe më gjerë.

Këto projekte do të financohen nga fondet e Bashkimi Evropian.

Projekti synon të forcojë partneritetin privat publik në mes të OJQ-ve rurale, shoqatave të biznesit dhe autoriteteve lokale dhe kështu të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm rural në Rajonin e Planifikimit të Pollogut.

Komuna e Zhelinës,
Zyra për informim